EMRI/ Arta Marku, largon edhe prokurorin që heton Saimir Tahirin, ja...

EMRI/ Arta Marku, largon edhe prokurorin që heton Saimir Tahirin, ja kush e zëvendëson

440
0
Shares

Pas lëvizjeve në prokuroritë e rretheve dhe në Prokurorinë e Përgjithshme, Arta Marku ka vendosur të bëjë lëvizje edhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sipas Report TV, kryeprokurorja e Përkohshme, pritet të largojë nga detyra edhe Besim Hajdarmatajn. Ky i fundit është kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe prokurori që udhëheq hetimin kundër ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Kjo lëvizje në lidhje me dosjen e Tahirit vjen pas disa vendimeve të fundit që ka marrë gjykata me kërkesë të prokurorisë.

Mësohet se kandidatë për të zëvendësuar Hajdarmatajn janë dy prokurorët, Enea Nakuçi dhe Përparim Kulluri. Të dy janë prokurorë që janë aktualisht te Krimet e Rënda ose kanë qenë më parë pjesë e kësaj strukture.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY