Zbardhet padia e prokurorit Dritan Gina: Arta Marku të pezullohet, t’i bëhet...

Zbardhet padia e prokurorit Dritan Gina: Arta Marku të pezullohet, t’i bëhet analizë psikiatriko-ligjore

455
0
Shares

Zbardhet padia e depozituar te Krimet e Rënda ndaj kryeprokurores Arta Marku, e ish-kryeprokurorit të Elbasanit, Dritan Gina. Gina kërkon pezullimin nga detyra të Kryeprokurores Arta Marku dhe urdhërimin e kryerjes së ekspertizës psikiatriko-ligjore.

“Gjithsesi, duke vlerësuar se ndërmarrja e veprimeve të tilla me dashje direke dhe në shkelje kaq flagrante të Kushtetutës dhe të ligjit dhe mes veprimeve kaq të hapura urdhërash politike, hakmarrëse dhe shantazhuese në dëm, jo vetëm të funksionarëve të shtetit të emëruar në detyrë në mënyrë të ligjshme, por edhe në dëm të vetë interesave të ligjshme të shtetit, nuk mund të kryhen nga ana e një personi të përgjegjshëm, kërkojmë që, në përputhje me përcaktimet e nenit 44 të K. Pr. Penale, pas rregjistrimit të këtij kallzimi,  nga ana e Prokuroreve të çështjes të urdherohet kryerja e një ekspertimi psikiatriko ligjor, me qëllim për të verifikuar gjendjen mendore të të kallzuares”, shkruhet ndër te tjëra në kallëzimin e Ginës.

Përpos tij kallëzim ka bërë edhe gruaja e Ginës, Rovena Gashi po e shkarkuar nga detyra si drejtuese e Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë. Gashi e depozitoi kallëzimin dje, ndërsa bashkëshorti i saj sot në mëngjes. Çifti Gina-Gashi ishin emëruar në pozicionet e mëparshme nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dhe njiheshin si krahu i djathtë i tij, por pas ardhjes së Marku janë shkarkuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY