EMRAT/ Fier, prangosen dy tatimorë, ja sa euro i morën biznesmenit

EMRAT/ Fier, prangosen dy tatimorë, ja sa euro i morën biznesmenit

281
0
Shares

Dy inspektorë tatimorë në Fier janë prangosur nga policia nën akuzën për korrupsion.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se Florjan Zhaka 35 vjeç, banues në Fier, me detyrë përgjegjës i zyrës, analizës dhe informacionit në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier dhe Asqeri Tahiraj 55 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inspektor Zbatimi pranë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve Fier dyshohet se morën 7 mijë euro ryshfet nga një subjekti tregtar me qëllim shmangien e sanksioneve tatimore.  Arrestimi i tyre u  bë pas një pune hetimore 2 mujore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Korrupsion pasiv” e kryer në bashkëpunim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY