Mësohet arsyeja, ja pse nuk dorëzohet Klement Balili

Mësohet arsyeja, ja pse nuk dorëzohet Klement Balili

756
0
Shares

Vëllai i Klement Balilit, i cilësuar nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit” dhe i shpallur në arrati prej rreth 2 vitesh nën akuzën për trafik ndërkombëtar droge ishte i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në Neës24.

Bashkim Balili tha se vëllai i tij nuk ndodhet në Shqipëri dhe sipas tij ai nuk dorëzohet pasi nuk ka besim tek drejtësia shqiptare. Bashkim Balili tha se politika po i bën gjyqin Klemendit dhe drejtësia është në trysninë e politikës.

“Nuk e di ku ndodhet vëllai im, por kam folur me atë ne telefon para 3-4 muajsh. Kemi diskutuar dhe pyetja ime ishte pse nuk vjen? Ai nuk ndodhet në Shqipëri. Unë i kam bërë thirrje të dorëzohet. Ai ka një të kaluar të hidhur sa i përket këtyre skenarëve dhe e ka bërë pesimist për t’u dorëzuar. Edhe në vitin 2006 ai është akuzuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe ka shkuar tek Krimet e Renda dhe ka bërë 6 muaj burg.

Nga të gjitha akuzat Klemend Balili ka qenë i pafajshëm dhe vetë gjykata e nxori të pafajshëm. Atëherë ishte në moshë të re dhe e përballonte. Mbas 6 muajsh ai mori pafajësinë dhe ai edhe sot nuk ka besim tek drejtësia. Drejtësia është në trysninë e politikës. Politika po i bën gjyq Klemendit”- tha Bashkim Balili.

“Në rastin e Klement Balilit jemi të gjithë të arrestuar. Policia futet në shtëpi në orën 2:30-3 të natës. Bën kontrolle, shoqërime të fëmijëve, adoleshentë 15-vjeçarë. Më ka marrë djalin për ta pyetur ku është xhahxai, dhe jo vetëm njëherë. Duke qenë gjithë kjo trysni si mund të mos kem frikë se jeta e vëllait tim është e sigurt. Lërë drejtësinë të bëjë punën e tij. Unë jam ndarë nga familja në ’87-ën, kam gruan fëmijët e mi. Kam punët e mia, kujdesem për familjen time, ekonominë. Vëlla e kam por kur shkojmë në shtëpi, gjithsecili ka punët e tij”, tha Bashkim Balili.

I pyetur nëse e ka takuar, ai tha se ka që në vitin 2016 dhe se nuk komunikon më me Klementin. Ai tregoi një rast kur i kishte telefonuar pasi u hapën fjalë se ishte vrarë.

“Njëherë që mori u detyrua sepse u hapën fjalë se e kanë vrarë”, tha ai. Në lidhje me pafajësinë e tij Bashkim Balili tha: “Atë do ta thojë vetë kur të vejë në bankën e të akuzuarve. Deri më sot nuk ka asnjë provë që Klement Balili është fajtor”.

Avokati Baftjar Rusi tha se masa e sigurisë e dhënë nga gjykata është dhënë pa asnjë provë.

“Klement Balili sot është person i kërkuar me një masë sigurie në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë. Jemi vendi i çudirave. Gjithë boshtin e dyshimit të arsyeshëm që arsyeton gjykata ka tëbëjë me faktin se çfarë ka thënë media greke, çfarë ka referuar policia dhe organi i prokurorisë pa asnjë provë. Masa e sigurisë është marrë në fund të nëntorit ose fillim dhjetorit në 2016”, tha avokati Rusi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY