Keta janë 3 formularët që do të plotësojnë policët për vettingun

Keta janë 3 formularët që do të plotësojnë policët për vettingun

156
0
Shares

Kalimi i 12 mijë policëve në sitën e Vettingut do të bëhet përmes plotësimit të tre formularëve, të parashikuar në draftin përkatës të projektligjit të hartuar nga Ministria e Brendshme.

Tre formularët janë ai i pasurisë, ai për vetëvlerësimin profesional, si dhe formulari për kontrollin e figurës.

Këta formularë janë shtojca të paketës së ligjit të Vettingut në polici, të cilit duhet t’i nënshtrohen të gjithë efektivët. Krahas verifikimit, nëse ndonjë prej efektivëve ka qenë apo jo i dënuar, apo i proceduar, në sitë do të kalojë edhe pasuria e secilit prej punonjësve.

Ata duhet të pasqyrojnë shpenzimet e përafërta të tyre, prestarëve të familjes, të ardhurat, udhëtimet jashtë shtetit dhe qëllimet e udhëtimeve në tri vitet e fundit. Po ashtu duhet të deklarojnë nëse kanë pasur emra të tjerë, dhe  motivet e ndërrimit te identitetit.

Po kështu një detaj që do të duhet të deklarohet është edhe adresa, numri i banesave që posedohen. Punonjësit e policisë duhet të tregojnë  edhe për arsimimin e fëmijëve, nëse janë në shkolla publike apo jo, nëse studiojnë brenda apo jashtë vendit.tvklan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY