VIDEO & EMRI/ Tiranë, prangoset “konsulli” që “të bënte letrat” për në...

VIDEO & EMRI/ Tiranë, prangoset “konsulli” që “të bënte letrat” për në Angli

248
0
Shares

Gjatë paradites së sotme, u finalizua operacioni me kapjen dhe ndalimin e Eduart Tafçiu, 38 vjeç, banues  në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje me armë” dhe “Shkatërrim të rrjetit ujësjellësit”. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë  në Korrik të vitit 2017,  janë referuar materialet  në ngarkim të shtetasit Eduart Tafçiu, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Procedimi është ndjekur me metoda speciale të hetimit, ku është bërë  sigurimi i provave nga i dyshuari, i cili merrte përsipër sipas porosive të të interesuarve, bërjen në mënyrë të falsifikuar të kartave të identitetit, karta shëndeti dhe patenta Italiane, me qëllim nisjen e personave në mënyre të paligjshme me destinacion Anglinë.

Gjatë arrestimit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

2 automjete .

2 laptop dhe një DVR.

Një bllok shënimesh me emra dhe shënime për shtetas të ndryshëm në interes të aktivitetit që kryente.

Shumën prej 30.000 lekë të reja.

3 aparate celulari.

1 Pajisje elektronike  me mbishkrim “Mini Money Detector” UV.

5 copë mbajtëse dokumenti material plastik i tejdukshëm .

1 Faturë Exchange & Wester Union “Union Selvia” blerje eurosh.

2 Formate letre me shënime dore.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY