FOTO & DETAJE/ E vrau dhe e ndau në pjesë me thikë...

FOTO & DETAJE/ E vrau dhe e ndau në pjesë me thikë kuzhine, ja si u zbulua shqiptari që masakroi gruan marokene

132
0
Shares

Një ditë pasi pranoi vrasjen e partneres së tij Khadija Bencheickh, mediat italiane kanë zbardhur dëshminë e Agim Ajdinajt. Burri 51-vjeçar nga Fieri ka pranuar se e ka vrarë gruan marokene, me të cilën bashkëjetonte në një apartament në Verona, në kulmin e një zënke.

Para hetuesve, Ajdinaj ka thënë se e ka vrarë 46-vjeçaren në dhomën e ndenjes, duke e goditur disa herë në kokë me një çekiç për mishin, pasi ajo e kishte kërcënuar me thikë. Khadija ra në tokë dhe ndërroi jetë menjëherë për shkak të goditjeve. Pasi e vrau, 51-vjeçari e tërhoqi trupin e saj në banjë dhe me anë të një thike të madhe kuzhine e ndau trupin në më shumë se 10 pjesë. Më pas doli nga banesa me qese në dorë, moment ky gjithashtu i regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe e transportoi trupin e saj në fushat e Valeggio, një vend i zgjedhur rastësisht, pa një arsye të caktuar.

Shqiptari mësohet se ishte kapur nga kamerat e sigurisë në zonën e banimit të Piaccale Olimpia, ku jetonte me gruan 46-vjeçare edhe kur ishin futur bashkë në ndërtesë, mbrëmjen e 29 Dhjetorit, por Khadija nuk kishte dalë më. Ai e kishte transportuar pjesët e trupit të gruas me makinën e nipit të tij 27-vjeçar Lisand Ruzhdija. Kjo ishte edhe arsyeja përse u ndalua fillimisht edhe ky i fundit. Megjithatë dëshmia e dhënë nga Ajdinaj ka bërë që autoritetet ta lenë të lirë nipin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY