FOTO/ Shpërthen Prokurori i Elbasanit, refuzon vendimin e Arta Markut: Kryeprokuroja dhe...

FOTO/ Shpërthen Prokurori i Elbasanit, refuzon vendimin e Arta Markut: Kryeprokuroja dhe Policia presion për …

157
0
Shares
Dritan Gina

Prokurori i Elbasanit, Dritan Gina, i liruar sot nga kjo detyrë, ka reaguar me akuza të forta në adresë të Policisë së Shtetit për presion të hapur dhe ndërhyrje të paligjshëm në punën e organit të akuzës dhe ndaj Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku. Gjatë një konference për mediat, pak pas lajmit se kryeprokurorja ka vendosur largimin e tij nga kreu i prokurorisë Elbasan, Gina ka deklaruar se nuk do ta zbatojë një vendim të tillë, që sipas tij është tërësisht i paligjshëm, i pabazuar në asnjë ligj.

“Pas kundërvëniesh publike është gjetur mënyra më e mirë në lëvizjen e radhës, ky është sinjal për prokurorët që kushdo që i sulmon mund ta pësojë me vendin e punës. Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme ka vendosur të largohem pa asnjë tagër me bazë ligjore, vendimmarrja nuk bazohet në asnjë analizë pune dhe problematike, nuk ka kërkuar asnjë analizë dhe asnjë mbledhje për të parë problematikat e prokurorisë shqiptare sepse kjo nuk i intereson aspak”, tha ai.

Ai shtoi më tej se, “Nuk dua të bëj analizën e vendimmarrjes së saj, por e vlerësoj të papërshtatshme. Unë  nuk e kam problem të largohem, jam i nderuar të jem në Tiranë, kam 15 vjet punë si prokuror, dhe nuk lejoj që karriera ime të vendoset nga një vendimmarrja që i takon vetëm KLP. Ky është një urdhër i paligjshëm, e refuzoj atë deri sa vendimmarrja të bazohet në ligj”.

Akuzat ndaj Policisë

Prokurori Gina e nisi fjalën e tij me akuza ndaj Policisë, duke u ndalur në rastin e denoncimit të prokurores për zhdukjen e disa dosjeve të rëndësishme në Prokurorinë e Elbasanit, ngjarja sipas tij tërësisht e pavërtetë.

“Kallëzim i pabazë për humbje dosjesh, i pavërtetë. Situata precipitoi në atë pikë sa punonjës të policisë ushtruan kontroll në prokurorinë e Elbasanit. Këto janë veprime antiligjore të policisë dhe situata të tilla nuk do të tolerohen më, ku policia e shtetit bën presion në zyrat e prokurorisë”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY