Kryeprokurorja e përkohshme paditet në Gjykatë, ja shkeljet për të cilat akuzohet

Kryeprokurorja e përkohshme paditet në Gjykatë, ja shkeljet për të cilat akuzohet

184
0
Shares

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, është paditur në gjykatë. Rreth tre javë pas marrjes së detyrës, ajo përballet me padi nga prokurorja Rovena Gashi.

Nëpërmjet padisë së saj, Rovena Gashi, i kërkon Gjykatës Administrative, që vendimi për lirimin e saj, ta shpallë, absolutisht të pavlefshëm. Ajo kërkon të pezullohet vendimi i lirimit si Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë. “Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme ka uzurpuar kompetencat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, argumenton Gashi.

Lirimi i Rovena Gashit, ishte firma e parë e Arta Markut, nga pozicioni i kryeprokurores së përkohshme. Lirimi i saj nga detyra i Rovena Gashit erdhi pasi kërkoi ndërprerjen e mandatit për Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovicës. Në vend të Gashit komandohet Arqile Koca një nga kandidatët konkurrent për kryeprokuror. Rovenda Gashi drejtonte Njësinë e Dekriminalizimit dhe zyrën e marrëdhënieve me jashtë.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë

Rovena Gashi

 

Prokurori i Përgjithshëm emëron Drejtorin e ri të Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë

Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku nënshkroi ndryshimin e parë në stafin drejtues të institucionit.

Duke filluar nga dita e sotme (e Premte, dt. 29.12.2017), prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, në përbërje të të cilës është edhe Sektori për “Verifikimin e integritetit të zyrtarëve…”.

Prokurorja Rovena Gashi, e cila ishte në drejtim të kësaj Drejtorie, caktohet prokurore pranë Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. DRONI.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY