Sinoptikanët sjellin lajmin e mire për muajin Shkurt: Ikën dimri, ngrohtë...

Sinoptikanët sjellin lajmin e mire për muajin Shkurt: Ikën dimri, ngrohtë por…

74
0
Shares

I ftohti i janarit nuk do të përsëritet më. Temperaturat ekstreme disa gradë nën zero, nuk do të jenë më pjesë e ditëve të fundit të dimrit. Shkurti ka hyrë me mot të ngrohtë.
Sinoptikanët kanë parashikuar që muaji i fundit i dimrit do të jetë i ngrohtë dhe i lagësht. Sipas tyre, qarkullimi i masave jugore ka bërë që temperaturat minimale në veriun e vendit të mos zbresin nën 3 gradë, e ndërsa në qendër dhe jug jo më pak se 12 gradë celsius.
Bazuar në të dhënat shumëvjeçare të motit, këto temperatura janë 4 gradë më të larta se normalja. Sipas parashikimeve, në këto kushte do të jetë i gjithë muaji shkurt. Reshjet e pakta do të jenë në formën e shiut edhe në zonat malore në veri të vendit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY