Marokenja u vra në gjumë nga mostra e Patosit, nipi u lirua...

Marokenja u vra në gjumë nga mostra e Patosit, nipi u lirua sot nga gjykata

206
0
Shares

Gjykata vendosi sot të lërë të lirë nipin e mostrës nga Patozi që vrau dhe më pas masakroi trupin e një femre marokene më të cilën bashkëjetonte në Itali. Tani në burg është vetëm Agim Ajdinaj, 51-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e partneres së tij marokene Khadija Bencheickh, 46-vjeçe. Lisand Ruzhdija, 27 vjeç akuzohet si bashkëpunëtor në copëtimin e trupit të gruas dhe transportimin e saj në një zonë me ullishte në Gardoni.

Ndërkaq nga hetimi kanë dalë detaje të tjera që nga vrasja monstruoze në Itali. Mediat italiane raportojnë se ka dyhsime se Khadija Bencheickh u vra në gjumë natën e 29 dhjetorit në banesën e saj në Verona, ku jetonte bashkë me 51-vjeçarin Agim Ajdinaj. Shqiptari nga Patosi akuzohet se vrau bashkëjetuesen e tij, duke e prerë me sharrë, ndërsa si bashkëpunëtor i tij dyshohet se ka qenë nipi i tij, Lisand Ruzhdija, 27 vjeç, i cili mendohet se ka copëtuar e trupit e markoneses, alibi që duhet të jetë rërzuar sot për sa kohë ai u la i lirë nga gjykata.

Trupi i marokenes u gjet në fshatin Valeggio. Gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e banesës ku jetonte çifti dhe garazhit, ku do të bëhen analizat për të zbardhur detaje nga ngjarja.

Marokenia jetonte prej 20 vitesh në Verona, ndërsa punonte si kujdestare por edhe pastruese sipas rastit. Agim Ajdinaj, nga Patosi, ishte bashkëjetuesi i saj prej 1 viti pasi marokenia ishte ndarë nga burri i saj prej 9 vitesh. Ndërkohë, ngjarja po hetohet në pistën e mosmarrëveshjeve në çift mes 51-vjeçarit dhe viktimës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY