Dilema e djalit nga kryeqyteti, jeta e partneres apo e bebes në...

Dilema e djalit nga kryeqyteti, jeta e partneres apo e bebes në bark?

61
0
Shares

Iljada ishte personazhi i ftuar ditën e sotme në rurbrikën “Ka një mesazh për ty”.
Ajo tregoi historinë e saj e cila nis që në moshën 2 vjeç kur prindërit u njoftuan se vogëlushja kishte anomalinë Ebstein, e cila shkaktonte mosfunksionim të valvulave të sistemit kardiak. Pasi u dërgua për kurim në Itali, mjekët u thanë se anomalia  e Iljadës ishte e pashërueshme por kategoria e saj ishte më  e lehta.
Gjatë këtyre, viteve,e reja ka vazhduar të kryejë vizita të vazhdueshme, por në moshën 20-vjeçare ajo zbuloi që është e vështirë të përballohet një shtatzëni për njerëzit që vuajnë nga kjo simptomë. Të njëjtin konfirmim Iljada  e mori dhe nga mjekët të cilët ia ndaluan në mënyrë kategorike asaj të provonte shtatzëninë.
Pas disa kohësh, Iljada njohu një djalë me të cilin u lidh, por që fillimisht e pati të vështirë t’i shpjegonte situatën e saj shëndetsore. Megjithatë, me kalimin e kohës i dashuri i saj Klodi jo vetëm që e kuptoi, por u tregua një mbështetje e jashtëzakonshme për të. Në korrik të vitit 2016, Iljada humbi nënën pas një krize në zemër dhe kjo ishte një goditje e fortë për të. Në ditën e saj të vdekjes, një vit më vonë, Iljada mësoi që ishte shtatzënë dhe vendosi ta mbante fëmijën. Ajo e konsideroi këtë një bekim dhe nisi konsultimet, por që në fillim të tyre mjekët ia ndaluan kategorikisht vazhdimin e saj.
Pas kërkimeve e vizitave të tëra, Iljada zbuloi që personat si ajo të tipit të kategorisë C mund ta përballonin shtatzëninë, madje të realizonin dhe lindje natyrale. Por, për këtë gjë duhen shumë vizita e procese që kushtojnë shumë. Dhe për më tepër, i dashuri i saj Klodi i kërkon Iljadës të ndërpresë shtatzëninë pasi në jetën e saj para fëmijës.
Sot Iljada kishte vendosur t’i bënte një surprizë Klodit për t’i kërkuar atij të mos e ndërpriste shtatzëninë dhe të vazhdonin të mbështesnin njëri-tjetrin për të sjellë në jetë fëmijën e tyre./Anabel.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY