Shpërthen ish-ministri: EURALIUS zorrë qorre e Edi Ramës

Shpërthen ish-ministri: EURALIUS zorrë qorre e Edi Ramës

154
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë ka ashpërsuar gjuhën me misionet e huaja në Shqipëri, që janë marrë që nga fillimi dhe në vazhdim me Reformën në Drejtësi. Dy ditë pasi EURALIUS botoi një manual se si do të funksionojnë organet e reja të drejtësisë, KLP, KLGJ dhe SPAK, ka ardhur një reagim i fortë i Ylli Manjanit, shoqëruar edhe me akuza se këto misione janë vënë krejtësisht në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Manjanit misioni i BE në Shqipëri, EURALIUS, po funksion si zorrë qorre e qeverisë dhe po fsheh një të vërtetë të madhe. Për këtë të vërtetë, thotë Manjani, fatkeqësisht po hesht edhe opozita.

Statusi i plotë i Ylli Manjanit në “Facebook”

Edhe sikur të ngrihet sot KLGJ dhe KLP nuk marrin dot vendime. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenet e ligjit “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, sipas të cilave rregullohet vendimmarrja e këtyre organeve. Me fjalë të tjera KLP nuk bën dot asnjë një mbledhje që të zgjedhë kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, as për prokurorët e SPAK sepse nuk ka ligj. Ky është vakuumi tjetër i madh që qëllimisht fshihet nga Rilindja për të mbajtur funksionimin e organeve të reja drejtësisë nën efektin e kaosit dhe për ti kontrolluar ato.

Tashmë precedenti që shumica politike vendos edhe jashtë rregullave të Kushtetutës, do të shtrihet edhe tek KLP dhe KLGJ e re, në kushtet kur nenet që tregojnë se si i marrin vendimet janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese! Kështu që nxitimi për të zgjedhë KLGJ dhe KLP, aq më tepër në kushtet kur propozohem emra që nuk plotësojnë kriteret ligjore nuk e zgjidh krizën e sistemit të ri të drejtësisë! Mjegulla mbi drejtësinë do shtohet dhe kontrolli politik i vendimeve të saj po bëhet gjithnjë e më shumë i dukshëm!

E përsëris ligjërisht as KLGJ e as KLP nuk mund të marrin dot asnjë vendim në një mbledhje të rregullt plenare!!! Nëse do merrnin vendime, ato do ishin thjesht politike! Ekspertët e EURALIUS, që tashmë janë shndërruar hapur në zorrën qorre të Rilindjes, kanë shpikur një manual veprimi, por që nuk i jep zgjidhje këtij vakuumi ligjor shumë të rrezikshëm. Ky është vakuumi nëpërmjet të cilit Rilindja pritet të marrë krejtësisht nën kontroll drejtësinë e re! Por për këtë nuk flet as Ekspertiza e as ambasadorët… Rilindja jo e jo. Për fat të keq as Opozita!

Zgjidhja është: Parlamenti urgjent duhet të plotësojë vakuumin në ligje që është krijuar nga vendimi nr 34 i datës 10 prill 2017 i Gjykatës Kushtetuese Ky është veprimi i parë, pastaj është emërimi i KLGJ dhe KLP. Emërimi i tyre dhe vënia nën presion për të funksionuar pa ligj është vijim i puçit Kushtetues të zgjedhjes se Prokurorit të përkohshëm! Kështu zgjidhet kjo krizë, të paktën ligjërisht! Manualët e zorrëve qorre të ekspertëve që duan një dakordësi nga qeveria për të vijuar të mirë-paguhen, nuk ndihmojnë sistemin por Rilindjen!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY