EMRAT/ Të joshur nga postet shpërblyese, kryeprokurorja dhe një vartësi i saj...

EMRAT/ Të joshur nga postet shpërblyese, kryeprokurorja dhe një vartësi i saj tërhiqen nga gara për anëtarë KLP-je

290
0
Shares

Dy prokurorë që ditët e fundit janë shpërblyer me detyra të rëndësishme tërhiqen nga gara për anëtarë KLP-je, të bindur se në pozicionet aktuale, do të jenë “të përhershëm” dhe jo “të përkohshëm”.

Mësohet se Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku është tërhequr dhe nuk vazhdon garën për anëtarë KLP-je. Këtë e ka bërë të ditur vetë me një kërkesë për tërheqje nga kjo garë.

Po kështu ka bërë kërkesë për heqje dore nga gara për KLP edhe Dritan Rreshka. Kërkesa e tij për tërheqje nga gara për anëtar KLP-je është bërë që në momentin e pranimit të detyrës se drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës.

Ja prokurorët në garë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Nga Prokuroria e Përgjithshme
Ramadan Troci
Kostaq Beluri, Anila Leka

Nga Prokuroria e Apelit
Luan Kaloci
Arben Dollapaj
Bujar Hoti

Nga Prokuroria e Shkallës së Parë
Dritan Rreshka,
Gentian Osmani
Adriatik Cama
Shpetim Kurti
Arben nela
Antoneta Sevdari
Besnik Muci
Dritan Prenci
Arta Marku,
Besnik Cani

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY