Kryemadhi: Nuk pendohem, sulmeve të krimit do t’i përgjigjem me çizmen e...

Kryemadhi: Nuk pendohem, sulmeve të krimit do t’i përgjigjem me çizmen e protestës

114
0
Shares

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, ka konfirmuar bashkëpunimin afatgjatë me opozitën dhe përfshirjen e plotë të LSI në një lëvizje të mirëorganizuar opozitare që ka synim final rrëzimin  e Kryeministrit Edi Rama. “Jemi në diskutim tha Kryemadhi, lidhur për bojkotin e parlamentit, por e rëndësishme është se jemi në një front opozitar jo më vetëm për luftën kundër krimit dhe drogës, por në një front të përbashkët afatgjatë me objektiv rrëzimin e Edi Ramës”, u shpreh Kryemadhi.

Monika Kryemadhi, ka komentuar edhe zhvillimet në seancën plenare të 18 dhjetorit, ku mes protestës së deputetëve opozitarë brenda Kuvendit dhe të qytetarëve jashtë tij, u votua Kryeprokurorja e përkohshme. Teksa ka folur për gjuajtjen me këpucë në drejtim të kryeministrit Rama, Kryemadhi thotë se nuk është penduar. “Sulmeve të krimit do t’i përgjigjem me çizmen e protestës. As nuk pendohem e as nuk tërhiqem nga dy qëndrim. Çizmja është simbol. Protestat do zhvillohen. Nëse reagimi do të jetë i dhunshëm edhe protesta do të jetë e tillë”, u shpreh Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY