Gjykata e Apelit ka ulur dënimin për ish-deputetin Mark Frroku. Vendimi është dhënë gjatë ditës së sotme. Frroku më parë ishte dënuar me 7 vite e 5 muaj burg, ndërsa Apeli sot e ka dënuar me 6 vite burg.
Mark Frroku është dënuar për fshehje pasurie dhe të ardhurat. Për akuzën e vrasjes Mark Frroku mori pafajësi, u dënua vetëm për mos deklarim pasurish e fshehje të ardhurash.
Frroku kishte kërkuar pafajësi në Gjykatën e Apelit, por kjo e fundit i ka hequr 17 muaj nga dënimi, duke e dënuar me 6 vite burg.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...