Lulzim Basha sot mbledh aleatët, gati për aksionin e madh opozitar

Lulzim Basha sot mbledh aleatët, gati për aksionin e madh opozitar

97
0
Shares
Foto Arkiv

Kryetari i PD, Lulzim Basha, do të mbledhë sot në orën 10:00 partitë aleate për të rakorduar veprimet për aksionin e madh opozitar të paralajmëruar: nisjen e protestave kundër qeverisë.

Më 18 dhjetor 2017, Basha deklaroi në mesditë se “vendimi unanim i opozitës parlamentare është nisja e një vale protestash popullore për të ndalur çmendurinë e narko-kryeministrit që sot është edhe prokurori i vendit. Vendimi unanim është nisja që sot e punës për një protestë të madhe popullore në javët e para të janarit”, tha ai.

Deklarata u bë pas mbledhjes së përbashkët të Grupit parlamentar të PD me Grupin parlamentar të LSI, ku të dyja palët rakorduan për hapat e mëtejshëm opozitarë pas kurorëzimit në Kuvend të kryeprokurores së re, Arta Marku vetëm me votat e Partisë Socialiste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY