Mashtrimet në internet nuk janë më një ngjarje e çuditshme për ne, pasi çdo ditë dhe më shumë dëgjojmë për vjedhje të adresave të rrjeteve sociale, por edhe të llogarive bankare. Sipas një sondazhi të kryer nga Javelin Strategy & Research për vitin 2016 kanë rënë pre e mashtrimeve në internet 15.4 milionë persona, pasi paswordet që kanë përdorur kanë qenë shumë të thjeshtë për t’u hakeruar.
Nga një vështrim i kryer nga SplashData me listën vjetore të fjalëkalimeve më pak të sigurta dhe si pasojë janë vjedhur duke u përdorur për blerjet online më shumë se 5 milionë pasworde që janë: 12345, 12345678 , futbolli, Welcome dhe admin.
Gjithashtu, Love Game, hottie, passw0rd si dhe password1, konsiderohen si paswordet me të lehtë për t’u vjedhur.
Sipas ekspertëve në vend të fjalëkalimeve si “passphrases”, duhet të përdoren fjalë të plota dhe numra. Pra, nuk këshillohen të përdoren vetëm tituj këngësh, apo dhe terma të cilat ne i hasim në jetën e përditshme.
Gjithashtu, nuk duhet të përdoren të njëjtat fjalëkalime edhe pse mund t’iu lehtësoje ju punën, kjo gjë do ndihmojë edhe hakerat, pasi nëse dikush vjedh adresën tuaj të Facebook ka të ngjarë të përpiqet të bëjë login dhe në llogarinë tuaj bankare.
Lista e password-eve të vjedhur
– 123456 1
– password
– 12345
– 12345678
– football
– qwerty
– 1234567890
– 12334567
– princess
– 1234
– ? Login
– welcome
– solos
– abc123
– admin
– 121212
– flower
– password
– dragon
– sunshine
– master
– hottie
– loveme
– zaq1zaq1
– password1
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/