Balili, zbulohen biznese te tjera te shtetit me familjaret e “Escobarit”

Balili, zbulohen biznese te tjera te shtetit me familjaret e “Escobarit”

340
0
Shares

Hetimi pasuror ndaj Kelmend Balilit ka shtrirë efektin dhe tek dy kontratat që nipi i Balilit,Albini dhe e fejuara e këtij të fundit Xhesjana Ballaci, kanë lidhur me ministrinë e Bujqësisë për marrjen me qëra për 90 vjet të dy sipërfaqeve tokësore në Piskovë të Përmetit dhe Delvinë.

Pak ditë më parë një grup hetimor pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda sekuestruan të gjithë dokumentacionin në ministrinë e Bujqësisë, së bashku me planvendosjen e pasurive tokësore të mara me qëra. Pritet që në dobi të këtij hetimi të pyetet djali i Bashkim Balilit, Albin Balili dhe e fejuara e këtij të fundit, Xhesjana Ballaçi.

Në dokumentacionin që ka sekuestruar prokuroria rezulton se në letra fituesit e kësaj toke bujqësore rezultojnë të jenë dy 22 vjeçarë të fejuar me njëri-tjetrin, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me  bujqësinë apo me agro-kulturën.

Se çfarë kriteresh kanë përdorur këta të rinj që janë kualifikuar si fitues të sipërfaqes së tokës shtetërore, kjo mbetet për tu parë gjatë hetimit në vijim të nisur tashmë nga prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila paralelisht po heton vllezërit Balili për pasurinë.

Dokumentat

Pasi i ka dhënë një sipërfaqeje toke prej 21,4 hektarësh në Buronjë, Bashkim Balilit, vëllait të Klement Balilit në vitin 2015, Ministria e Bujqësisë, sërish një vit më vonë i ka dhënë edhe 90.466 hektarë të tjera në Piskovë të Përmetit, nipit të Klement Balilit.

Por këtë herë, Bashkim Balili ka zgjedhur një mënyrë më të rafinuar me qëllim për të mos dalë mbiemri i familjes në dokumenta.Në kontratën e dytë, ministria ka firmosur dhënien me qira për 90 vite, të 90.466 hektër tokë, djalit 22 vjeçar të Bashkim Balilit, vëllait të Klement Balilit.

Por 22 vjeçari, nipi i Klement Balilit,gjashtë muaj më parë kompaninë fituese të kësaj toke “ALB Univers 95” ia ka kaluar me kontratë dhurimi, në pronësi të  fejuarës së tij, Xhesjana Ballaci. Dhe pas kësaj procedura në datën 6 korrik 2016 Ministria e Bujqësisë ka nënshkruar kontratë me “ALB Univers 95”, të përfvaqësuar jo nga Balili por nga Ballaci, për dhënien me qëra të sipërfaqes prej 90.466 hektarë tokë në Përmet, shkruan Kombinews.

39 pasuri të sekuestruara

Konkluzioni i prokurorisë është që pasuritë që gjenden nën emrin e Kelmend Balilit “janë të fituara përpara përfshirjes së tij në aktivitetin kriminal, ndërsa shumica e pasurive është e regjistruar në emër të vëllai të tij Bashkim Balili”.

Prokuroria del në konkluzionin se nga të 39 pasuritë e vendosura në sekuestro dhe që i përkasin kryesisht Bashkim Balilit, “një pjesë janë krijuar pas përfshirjes të të hetuarit në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike”. Prokuroria e argumenton më tej kërkesën e sekuestros me konkluzionin se “nga hetimi provohet se këta të fundit dhe familjarët e tyre nuk kanë të ardhura të cilat mund të justifikojnë një pasuri të tillë”.

Prokuroria e argumenton kërkesën e saj për sekuestro pjesërisht me dyshimin se pronat mund të tjetërsohen në rast se ato nuk sekuestrohen. Sipas prokurorisë, ka një lidhje mes hapjes së hetimeve ndaj Kelmend Balilit dhe veprimeve të Alma Balilit për të mbyllur kompaninë Santa Quaranta dhe për të dhuruar aksionet e “Balili-KO”.

“Një nga elementët ilustrues në këtë drejtim është fakti se me marrjen dijeni të hetimeve, në datë 18.05.2016, bashkëshortja e të hetuarit Kelmend Balili ka hequr dore nga aksionet e shoqërisë “Balili Security”. Edhe në rastin e objektit Ish-Kampi i Puntorëve, sot rezidenca “Santa Quaranta”, ekziston kushti i tjetërsimit të saj duke parë dhe kalimin e saj në korrik të vitit 2016 si aset i shoqërisë “Balili-Ko” sh.p.k,” thuhet në kërkesën e prokurorisë.

Kelmend Balili është zyrtarisht i shpallur në kërkim në Shqipëri, por policia thotë se disa operacione të kryera gjatë muajve të fundit në kërkim të tij kanë rezultuar të dështuara. /kombinews/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY