VIDEO/ Alketi, një i ngujuar i Zharrëzës, ka një mesazh për qeveritarët...

VIDEO/ Alketi, një i ngujuar i Zharrëzës, ka një mesazh për qeveritarët dhe Donald Lu

69
0
Shares

Pas skadimit të afatit, që qeveria kishte premtuar zgjidhjen e problemeve të banorëve të Zharrëzës në Fier, ata, prej disa ditësh kanë rihyrë në grevë urie.
Në fund të muajit dhjetor të 10 banorët e fshatit Zharrëz lanë grevën e urisë, pasi u njoftuan nga deputetë të Fierit dhe kryetari i njësisë administrative për vendimin e marrë nga qeveria për ngritjen e një komisioni ndërministror që të nisin hetimet për shkaqet e lëkundjes së tokës. Prej një jave banorët ishin në grevë urie.
Në kërkesën e tyre banorët parashtronin 6 pika, ku kërkohet një hetim i thelluar mbi zbatimin e kontratës nga “Bankers Petrolum”, si dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në zonë.
Por, ndërsa 31 janari ishte afati i fundit, për zgjidhjen e problemeve e kërkesave të tyre, banorët janë rindeshur me indiferentizmin e qeverisë. Në këto kushte, prej katër ditësh ata janë futur në ngujim.
Nga ngujimi, Alketi, një baba dhe banor i Zharrëzës, ka një mesazh për qeveritarët dhe ambasadorin amerikan Donald Lu…

Kërkesat  e banorëve të Zharrëzës


fier, grevistet e urise zharrez11. Komisioni për verifikimin dhe zgjidhjen e situatës të kryesohet nga zv. Kryeministri dhe në përbërje të jenë ministrat e energjetikës, të ekonomisë, të financave dhe të pushtetit lokal si dhe ekspertë ku në mënyrë të domosdoshme të jenë pjesë të komisionit edhe ekspertëve edhe ekspertë të pavarur që gëzojnë besimin e komitetit të Zharrës, por edhe që kanë një eksperiencë teknike tepër të madhe në njohjen e gjeologjisë së naftës dhe kërkimit.
2. Të shpallet gjendja e emergjencës së zonës dhe të trajtohen banorët mbi ligjet në gjendjen e emergjencës.
3. Të fillojë menjëherë zhdëmtimi dhe riparimi i menjëhershëm i dëmtimeve që e kanë bërë të pamundur jetën e banorëve.
4. Të përcaktohet në mënyrë përfundimtare dhe pa asnjë ekuivok shkaku i lëkundjeve për të pasur një zgjidhje definitive të situatës.
5. Të bëhet një hetim i thelluar administrativ mbi zbatimin e kontratës nga “Bankers Petrolum” si dhe devijimet eventuale të karakterit teknik.
6. Kërkojmë që komisioni të fillojë sa më parë punën dhe të ketë një raport mbi zgjidhjen e situatës brenda muajit janar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY