VIDEO/Momenti kur makina bie ne det prej 150 m lartesi

VIDEO/Momenti kur makina bie ne det prej 150 m lartesi

242
0
Shares

Momenti kur një makinë është përplasur fillimisht me barrierat dhe më pas ka rënë në det nga 150 metra lartësi është regjistruar sekondë pas sekonde nga një kamera sigurie në Turqi. “Hurriyet” raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:00 (me orën lokale) të së shtunës në Sariyer të Stambollit.

Shoferi po ngiste makinën në rrugë kur humbi kontrollin, u përplas me barrierat ku ishin të parkuara disa makina të tjera dhe ra në det. Megjithëse në vendngjarje mbërritën menjëherë policia, zjarrfikëset dhe ambulanca, ndërhyrja ishte e pamundur pasi makina ishte në ujë.

Me ardhjen e forcave të specializuara u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shoferit të makinës, i cili nuk kishte pasur mjete identifikimi me vete. Grupi i hetuesve po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY