FOTO & EMRI/ Shkodër, u plagos 4 muaj më parë në një...

FOTO & EMRI/ Shkodër, u plagos 4 muaj më parë në një lokal muzike, vdes 21-vjeçari

608
0
Shares

Edmir Nilaj, 21-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë në 3 shtator të vitit të kaluar sipas policisë vendore të Shkodrës ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës. 21-vjeçari qëndroi për 4 muaj në gjendje të rëndë shëndetësore dhe tashmë nuk ka arritur që t’i bëjë ballë plagëve të rënda duke ndërruar jetë. Pavarësisht kujdesit të vazhdueshëm të mjekëve plaga që ka pasur në kokë ka bërë që i riu të mos përballojë më. Plagosja ndodhi në 3 shtator të 2017 rreth orës 3:35 kur, Edmir Nilaj është 21 vjecari nga fshati Vukël në Malësinë e Madhe mori një plumb në kokë por edhe dëmtime në kafkën e tij teksa ishte goditur. Ngjarja ndodhi në fshatin Beltojë të njësisë Bërdicë. 21 vjecari u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës qëndroi për 4 muaj në gjendje kritike për jetën.

Policia dyshon se autor i plagosjes së rëndë është shtetasi Admir Dekovi. Konflikti ka nisur fillimisht në lokalin e natës, me muzikë live dhe balerina “Samba Club”. 21 vjecarit Edmir Nilaj që ndodhej me disa shokë në lokal i ka humbur një celular. I plagosuri në lidhje me celularin e humbur ka nisur debatin me disa persona në një tavolinë ngjitur me të. Aty është afruar autori i dyshuar i plagosjes Admir Dekovi i cili punonte si bodiguard. Më pas të gjithë bashkë kanë dalë jashtë lokalit në oborr duke vijuar konfliktin. Në një moment Edmir Nilaj dhe Admir Dekovi janë konfrontuar fizikisht derisa Dekovi dyshohet se ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë dhe po ashtu e ka goditur 21 vjecarin.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë duke bërë të mundur shoqërimin në komisariatin e Shkodrës të personave të përfshirë në konflikt të identifikuar nga kamerat e sigurisë. Policia në atë kohë shpalli në kërkim shtetasin Admir Dekovi por që atëherë ende nuk është arritur që të arrestohet. 35 vjeçari më përpara ka punuar si komando në ushtrinë shqiptare ndërsa vitet e fundit bënte punën e bodiguardit në lokalet e ndryshme të natës. Pas ndarjes nga jeta të Edmir Nilaj tashmë akuzat mbi Admir Dekovin si i dyshuar për plagosjen do të jetë më e rëndë teksa policia ka referuar materialet në prokurorinë e Shkodrës. Efektivët vazhdojnë punën për kapjen e 35 vjeçarit Admir Dekovi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY