FOTO/ Itali, aksident me vdekje, humb jetën 21-vjeçari shqiptar

FOTO/ Itali, aksident me vdekje, humb jetën 21-vjeçari shqiptar

221
0
Shares
Foto Ilustruese

Një i ri shqiptar ka mbetur viktimë e një aksidenti të ndodhur në Breshia të Italisë këtë të shtunë, raportojnë mediat lokale.

I riu, 21-vjeçar shqiptar (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy makinave në autostradën “469” në Sarnico, pak pas orës 11:00.

I riu udhëtonte i vetëm me një makinë tip “Citroen C2” që u përplas me një “Skoda”, që drejtohej nga një 63-vjeçar italian. Pasagjerë në këtë automjet ishin prindërit e 63-vjeçarit, përkatësisht 90 dhe 87 vjeç. E ëma 87-vjeçare ka mbetur e plagosur rënë dhe është transportuar me helikopter në spital. Ndërsa 90-vjeçari dhe 63-vjeçari janë jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht dëmtimeve të marra.

Një hetim ka nisur për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY