VIDEO/ Greqi, arrestohet bashkëpunëtori shqiptar i “Eskobarit” të Kretës

VIDEO/ Greqi, arrestohet bashkëpunëtori shqiptar i “Eskobarit” të Kretës

122
0
Shares

Policia greke ka arrestuar një të ri shqiptar me moshë 23 vjeç, i cili është identifikuar si bashkëpunëtor i një trafikanti vendas të drogës. Arrestimi është kryer në afërsi të Iraklios, në ishullin e Kretës. I riu 23- vjeçar ishte duke lëvizur me motoçikletën e vet dhe nuk ndaloi kur patrulla i bëri shenjë. Megjithatë, nuk mundi të shkonte larg dhe u kap.

Ai ndodhej në kërkim nga shtatori 2016, raporton Ora News. Atëherë policia kishte arrestuar një 42-vjeçar nga Hersonisos (pranë Iraklios), që konsiderohej si trafikanti më i madh i drogës në Greqi, me përjashtim të Athinës dhe Selanikut. Prandaj dhe mediat vendase e cilësuar menjëherë si “Eskobarin” e Kretës, edhe për shkak të jetës tepër luksoze që ai bënte. Në fermën e tij, policia kishte zbuluar 3,5 kg kokainë, të fshehur shumë thellë nën tokë. Gjithashtu, kishte asgjesuar 5 mijë fidanë kanabisi të mbjella në një serë që do të jepnin një prodhim prej 2,5 tonë. Sipas policisë, vlera e kokainës dhe e kanabisit shkonte në 7 milionë e 350 euro. 42 vjeçari kishte mohuar çdo lidhje me drogën.

Hetimet kishin rezultuar me prova të pakundërshtueshme dhe “Eskobari” i Kretës u dënua me burgim të përjetshëm. Me 18 vjet burg u dënua dhe e shoqja. Ndërsa fakti më tronditës ishte se ai përdorte rregullisht si “spaçiator” (shpërndarës), djalin e tij 15 vjeçar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY