Hetimet nisën në fillim të dhjetorit kur mes njoftimeve të fqinjëve dhe më pas vëzhgimeve të policinë, vunë re lëvizje të çuditshme në një shtëpi në Ardenza. Atje jetonte një 40 vjeçar shqiptar dhe partnerja e tij rumune 24 vjeçare banuese në Pisano. Shtëpia frekuentohej kryesisht nga emigrantë të shumtë brenda një periudhe të shkurtër, çka ngritën dyshimet. Kjo çoi në vëzhgimin e banesës ku identifikuan ata që hynin atje dhe zbuluan që shtëpia ishte kthyer në bazë të trajtimit të drogës.
Mëngjesin e së enjtes, i ndihmuar edhe nga qentë antidrogë, policia u vu në aksion ku gjeti 350 gram heroinë, e fshehur në një zarf brenda një qese plehrash. Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe materiale për paketimin e dozave të drogës, peshore, makineri si dhe dy telefona BlackBerry të përdorur për të komunikuar me klientët. Zakonisht, këta telefona konsiderohen paksa të vështirë për t’u përgjuar. Gjithashtu, policia ka gjetur edhe bizhuteri dhe mbi 2500 euro para të gatshme, të ardhura nga veprimtaria e shitjes së drogës.
Mediat italiane bëjnë me dije se ka përfunduar në pranga 40 vjeçari shqiptari Aurel Zhupa, nën akuzën e posedimit me qëllim trafikun e drogës, ndërsa partnerja e tij po ndiqet penalisht në gjendje të lirë si bashkëpunëtore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/