FOTO/ Itali, i riu shqiptar kapet me një “super-market” kokaine

FOTO/ Itali, i riu shqiptar kapet me një “super-market” kokaine

160
0
Shares

Një supermarket i vërtetë droge u zbulua nga policia italiane, ndërsa në pranga përfunduan një shqiptar dhe një rumune. Arrestimet janë kryer në Brescia Trenzano, ku policia është vënë në gjurmët e dy të huajve të dyshuar si të përfshirë në aktivitetin e shitjes së drogës.

Pas kontrolleve të ushtruara në trupin e shqiptarë, u gjetën disa gram marijuanë si dhe një duzinë eurosh të ardhura nga aktiviteti i jashtëligjshëm. Kontrolli më pas është shtrirë në Coccagli, në shtëpinë e tyre ku janë gjetur 32 doza kokainë të gatshme për t’u shitur, 65 gram marijuanë, si dhe mbi 4 mijë euro të hollave, përveç disa telefonave celularë të përdorura për të komunikuar me klientët.

Shqiptari është vendosur në masën e sigurisë arrest shtëpie deri në përfundim të veprimeve, ndërsa për vajzën është vendosur masa e sigurisë “detyrim me paraqitje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY