EMRA & DETAJE/ Tiranë, zbardhet atentati, e kaluara kriminale e protagonistëve dhe...

EMRA & DETAJE/ Tiranë, zbardhet atentati, e kaluara kriminale e protagonistëve dhe motivi i konfliktit

197
0
Shares

Detaje të reja bëhen të ditura për atentatin e ndodhur sot, në zonën e Institutit në periferi të kryeqytetit pasditen e sotme, ku i plagosur më armë zjarri ka mbetur Korab Peposhi.

Dinamika

Mësohet se i plagosuri udhëtonte me makinë kur drejt saj është shkrehur një breshëri plumbash. Burime thanë se dyshohet se janë qëlluar 7 apo 8 plumba, nga të cilat 3 kanë prekur Korab Peposhin. Ngjarja është shënuar në rrugën e “Shkodrës”, pranë “Nish Tulla nr. 3” dhe urës së Institutit, rreth orës 14.20. Dyshohet se 41-vjeçari është gjurmuar para atentatit nga vetë autori i plagosjes apo persona të tjerë dhe se Alfred Rushi ka qenë i pozicionuar e gati për të atentat. Rushi ka qëlluar me armë automatike, e më pas është larguar. Pasi është dhënë alarmi në sallën operative, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital. Këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë pritet të zbardhë më shumë detaje.

Motivet

Motivi se përse Korab Peposhi është tentuar të eliminohet fizikisht nga Alfred Rushi, sipas hetimeve paraprake, lidhet me konkurrencën në pazare droge. Burime thanë se dyshohet që të dy janë përfshirë në shpërndarje droge dhe se i merrnin klientë njeri-tjetrit.

Si i plagosuri ashtu edhe autori rezultojnë me precedentë të mëparshëm penale. Peposhi është arrestuar për shpërndarje droge në Itali, ndërsa Alfred Rushi është i skeduar nga policia për një plagosje në kryeqytet.

Në vitin 2011, sipas raportimeve në mediat italiane, Peposhi bashkë me një tjetër shqiptar është kapur në Savona me rreth 100 gramë kokainë. Ai ishte edhe me dokumente rumune false.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY