3 VIDEO/ Mediat greke përgënjeshtrojnë Policinë e Shtetit: Skafi me 2 ton...

3 VIDEO/ Mediat greke përgënjeshtrojnë Policinë e Shtetit: Skafi me 2 ton drogë u nis nga Shqipëria

81
0
Shares

Iframe
Iframe
IframeZbulohen të tjera detaje nga operacioni ndërkombëtar antidrogë i 4 shkurtit mes tre policive, asaj shqiptare, greke dhe italiane si dhe Frontex në detin Jon ku u sekuestruan afro 2 ton marijuanë. Pavarësisht pretendimit të Policisë së Shtetit se skafi nuk është nisur nga territoret shqiptare, mediat greke pohojnë të kundërtën, raporton ‘BalkanWeb’.
Agjencia e lajmeve të Athinës ‘AMPE’ shkruan se droga u nis nga Shqipëria me destinacion Italinë.
Në një deklaratë për mediat, dje policia greke bëri të ditur se në skaf u gjetën 1 ton 714 kg 200 gram, ndërsa autoritetet shqiptare pohuan se janë grumbulluar dhe peshuar rreth 1991 kg lëndë narkotike si dhe është identifikuar njeri prej skafisteve.
Spiro Kontomanin, Shef i rojës bregdetare të Korfuzit shprehet për këtë media se arrestimin e autoreve e ka marre përsipër policia shqiptare.
‘BalkanWeb’ ka siguruar dhe tre video nga momentet e operacionit të ndjekjes së skafit me drogë.

Deklarata e Policisë dje
Deri ne këto momente janë grumbulluar dhe peshuar rreth 1991 kg lende narkotike. Si dhe është identifikuar njeri prej skafisteve. Vendi ku është identifikuar Skafi është rreth 110 milje larg brigjeve shqiptare ne jug te ishullit te Korfuzit. Deri ne këto momente nga hetimet dhe verifikimet e kryera nga policia shqiptare, greke dhe italiane nuk rezulton qe skafi te jete nisur nga Shqipëria. Njeri nga skafistet e identifikuar ka dale nga Shqipëria me 30.1.2017 nga PKK Kakavijë. Dyshohet se skafi mund te ketë pike nisjeje edhe ashte brigjeve shqiptare.
Nga analizimi i provave te sekuestruara rezulton se mënyra e ambalazhimit te thasëve, nuk ehte si ambalazhimi qe behet ne Shqipëri. Gjithashtu lënda narkotike e nisur nga Shqipëria, dhe qe është sekuestruar nga policia italiane dhe ajo greke, ne te gjitha rastet ka pasur shenja dalluese pre ata qe do ta prisnin ne mbërritje. Nisur nga koordinatat ku ehte identifikuar mjeti, distanca nga brigjet tona dhe dyshimeve te bazuara ne prova, nuk është arritur ne përfundimin qe mjeti është nisur nga Shqipëria. Me hyrjen ne ujerat tona territoriale, pas ndjekjes se avionit Frontex, GdF dhe Rojës Bregdetare greke(te cilët janë njoftuar nga pala shqiptare), hynë ne veprim dhe forcat tona duke shtuar numrin e pjesëmarrësve ne operacion ne det dhe toke.

Ndjekja e skafit
Pak pas mesnatës së 4 shkurtit, policia italiane ka njoftuar policinë greke se një avion i FRONTEX, ka pikasur një gomone, e cila pasi ka venë re se po ndiqej, ka ndryshuar kurs duke u drejtuar për në ujërat shqiptare, duke kaluar në ishullin Othonos në Greqi.
Në det kanë dalë 5 skafe të policisë greke duke u koordinuar me një skuadër snajperësh specialë të policisë kufitare greke dhe me koordinimin gjithashtu të avionit të FRONTEX. Po në 4 shkurt, rreth pasdites është arritur të pikaset sërish gomonia, drejtuesit e së cilës nisën të hedhin në det pako të dyshimta.
Policia greke ka marrë leje nga autoritetet shqiptare dhe skafet e policisë greke kanë hyrë në ujërat shqiptare duke ndjekur gomonen. Në ndihmë kanë ardhur skafet e policisë italiane dhe asaj shqiptare. Gomonia ka arritur të futet në brigjet shqiptare dhe 3 drejtuesit e saj kanë dalë në tokë duke ikur në drejtim të paditur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY