Ceshtja ‘Saimir Tahiri’, hyn ne loje Rexhep Qosja

Ceshtja ‘Saimir Tahiri’, hyn ne loje Rexhep Qosja

174
0
Shares

Akademiku nga Kosova Rexhep Qosja ka mbrojtur ne nje interviste ish-ministrin e Brendshem Saimir Tahiri duke deklaruar se atij po i shkelen te drejtat kushtetuese. Me nje nderhyrje te papritur akademiku qe merret me studime letrare eshte perfshire ne nje debat shume te larget per fushen e tij te studimit.

Ja cfare thote ai ne nje interviste per Gazeten Shqiptare:

Saimir Tahiri! Nuk jam prokuror publik; nuk jam as gjykatës. Saimir Tahiri, them, mund të jetë fajtor për çka akuzohet e mund të jetë i pafajshëm. Unë respektoj një paragraf juridik pamatshëm të rëndësishëm për drejtësinë dhe për demokracinë dhe ky është paragrafi në Kushtetutën e SHBA në të cilin thuhet: çdo kush është i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij. Saimir Tahirit, një njeriu politik inteligjent, të aftë, ndoshta më pak vigjilent se çdo të duhej në detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme, qe sa muaj, ndoshta gati qe një vit, po i shkelen egër, egër të drejtat e njeriut duke u shkelur njëkohësisht prej akuzuesve të tij ligje e Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Dhe, po i shkelen prej prijësve (liderëve) të opozitës, prej prijësve e bashkëpunëtorëve të tyre.

Kryetari i sotëm i PD-së dhe kryetari i përparshëm i PD-së, bashkëpunëtorët më të afërm të tyre në PD-në, kryetarja e sotme dhe kryetari i para disa muajve i LSI-së dhe bashkëpunëtorët e tyre më të afërm po e akuzojnë Saimir Tahirin jo si njerëz politikë, po si prokuror dhe si gjykatës, si gjykatës që e kanë sjellë verdiktin e fundit për Saimir Tahirin! Fjalët e tyre, akuzat e tyre ndaj Saimir Tahirit, në pjesën më të madhe të rasteve të mbështetura në të dhëna të rrejshme, të trilluara, në të vërtetë përmbajnë gjithë urrejtjen e tyre ndaj qeverisë së Edi Ramës, në mënyrë të veçantë ndaj Edi Ramës, por të mbuluar me emrin Saimir Tahiri!

Rasti i Saimir Tahirit është rast, i shpikur a i ndodhur ende nuk dihet, me të cilin asnjë minutë nuk do të duhej të merrej njeriu politik, prijësi partiak a bashkëpunëtori i prijësit partiak”.

Qosja shpesh nderhyn ne debatet e brendshme politike apo te tjera ne Tirane gjithnje sipas nje skenari te ndertuar nga e majta dhe eksponente te saj, skenar te cilit i qendron strikt dhe akademiku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY