Nje person i moshuar u dogj sot tragjikisht ne banesen e tij pasi shtepia u perfshi nga flaket dhe plaku nuk kishte mundesi te dilte prej saj. Ngjarja ndodhi sot ne Tirane në rrugën “Frosina Plaku” nderkohe qe viktima me inicialet S.N ishte 85 vjec.
Sipas policisë, shkak për zjarrin është bërë një rezistencë që 85-vjeçari e përdorte për ngrohje.
“Në rrugën “Frosina Plaku”, ka marrë flakë rezistenca ngrohëse dhe si pasojë e tymit të shkaktur ështe asfiksuar dhe ka gjetur vdekjen shtetasi S.N., 85 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rezistenca e ngrohjes, dhe nuk ka shenja dhune”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje për veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/