Denonimi i pare per reformen ne drejtesi, u deformua perzgjedhja

Denonimi i pare per reformen ne drejtesi, u deformua perzgjedhja

195
0
Shares

Fillimi i zbatimit te reformes ne drejtesi shenon edhe denoncimin e pare lidhur me perzgjedhjen e institucioneve te vettingut.

Enida Bozheku, një juriste që ka konkurruar për këshilltare ligjore dhe nuk ka fituar, deklaron se ka patur parregullsi gjatë këtij konkurrimi. E ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, juristja Bozheku e diplomuar në universitetin “La Sapienza” të Romë tha se nga 200 konkurentë fituan 7, por pakënaqësitë mes konkurrentëve ishin të mëdha. “Ka patur mospërputhje të disa fitueseve të kohës që ata kanë ndjekur shkollën me kohën e punës” tha Bozheku duke shtuar se kjo duhet ti s’kualifikonte atë që në paraqitjen e dokumentacionit. Më datën 27 dhjetor doli njoftimi sipas të cilit u bën publikë fituesit.

Ja njoftimi:

Mbledhja e Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, me vendimin nr.14 datë 27.12.2017, ora 14:14, vendosi të emërojë në pozicionin e këshilltarëve ligjorë kandidatët si më poshtë:
1. Betula Toto
2. Denis Roka
3. Eglantina Bakiu
4. Jonida Hoxha
5. Odise Xhelita
6. Olivia Hoxha
7. Olsa Nikolla
Ju falenderojmë për pjesëmarrjen në këtë proces dhe bashkëpunimin gjatë tij.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY