2 VRASËS/Dalin fotot e tre shqiptarëve të arratisur nga burgu grek

2 VRASËS/Dalin fotot e tre shqiptarëve të arratisur nga burgu grek

223
0
Shares

Mediat greke kanë publikuar fotot dhe inicialet e  tre shqiptarëve që u arratisën nga qelitë e paraburgimit të Athinës gjatë mesnatës së 3 janarit, 2018.

Bëhet fjalë për shtetasit M.F 27 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për grabitje dhe vrasje, Z.K 38 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për trafik droge, B.K35 vjeç i dënuar për trafik droge, sikurse njofton tv star.   Ky i fundit u arrestua nga policia të enjten pasdite në Menidi. Policia greke vijon kërkimet për arrestimin e dy shqiptarëve ende në arrati.

Bashkë me ta u arratis edhe një shtetas gjeorgjian, i dënuar për vrasje, i cili nuk arriti të largohet shumë dhe u kap në oborrin e gjykatës, ku ishte fshehur në errësirë.

Sipas të dhënave më të fundit, të arratisurit kishin me vete një limë, me të cilën ata prenë hekurat e qelisë, që ndodhej në katin e dytë ndërsa më pas zbritën duke përdorur çarçafët.

Fillimisht mediat greke raportuan se ata po mbaheshin në izolim, në pritje që të dërgoheshin në burgjet e vendit. Në fakt, ata po vinin nga paraburgimi dhe gjatë ditës së sotme do të do të duhej të paraqiteshin para trupit gjykues që do të shqyrtonte akuzat kundër tyre.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY