Rama “prishi” tregun e narkotikeve, futi ne listen e barnave falas nje...

Rama “prishi” tregun e narkotikeve, futi ne listen e barnave falas nje droge te forte, ja cila eshte. Reagon Vokshi

158
0
Shares

Deputetja, Albana Vokshi iu përgjigj Ministres së Shëndetësisë me disa fakte që konfirmojnë se Edi Rama e ka shndërruar sistemin shëndetësor në pazar për klientet e tij dhe kundër interesit të qytetarëve, thuhet ne nje njoftim te PD.
Vokshi i kërkoi Ministres të japë llogari, veç të tjerave, pse nuk është miratuar Lista e Barnave të Rimbursueshme 2017. Vokshi tha se në këtë listë ishte planifikuar rimbursimi i drogës së fortë Fentanylit, për të cilën u alarmua edhe Agjencia Ndërkombëtare e Narkotikëve në Vjenë.

Statusi i plotë i Albana Vokshit:
Kryeministri Rama urdhëroi sot Ministren e Shendetësisë të dale në një deklaratë të re mashtrimi për dështimin më të madh të Rilindjes: SHËNDETËSINË FALAS!!

Ministrja e Shëndetësisë pranon në cdo rresht të deklaratës së saj të gjitha akuzat dhe Denoncimet e Partisë Demokratike:
1- Ministrja Manastirlliu pranon se në 2017 fëmijëve diabetikë nuk ju siguruan fishat për matjen e nivelit të sheqerit në gjak. Arësyeja e vetme: mosmiratimi i Listës së Barnave të Rimbursueshme 2017 (LBR2017). Sot, Ministrja e Shëndetësisë në deklaratën e saj sot duhet të jepte llogari:
– Pse LBR 2017 nuk u miratua kurrë???
– Pse Damianës dhe 1500 fëmijëve të tjerë diabet‎ikë ju mohua e drejta për fisha të rimbursueshme një vit të tërë??
– Cfarë pazaresh dhe cilët klientë te Ramës fshihen pas mosmiratimit të LBR 2017?
– A është KRIM të lësh fëmijët pa kura vetëm për hir të pazareve dhe fitimeve në kurriz të shëndetit të fëmijëve shqiptarë??

Ministrja Manastirlliu edhe sot u tall me fëmijët diabetikë. Në asnjë rresht të deklaratës qeveritare nuk i kërkoi falje pacientëve fëmijë për mohimin e një të drejte themelore, të drejtës për kujdes shëndetësor !

2- Ministja Manastirlliu flet për 140 barna të reja të rimbursueshme në 4 vite të Rilindjes. Edhe këtu Ministrja Mashtron. 140 janë thjesht altërnativa të ndryshme, numri i barnave të reja është shumë herë më i vogël. Por për padije apo mungesë informacioni, Ministrja nuk përmendi që vetëm vitet e fundit të Qeverisjes së Partisë Demokratike, Listës së Barnave të Rimbursueshme ju shtuan mbi 150 barna të reja për sëmundshmëri të pambuluara më parë si talasemia, kanceri i gjirit etj. Sot Ministrja kishte rastin t’u shpjegonte të sëmurëve (me tumor, sëmundje zemre, me sklerozë, sëmundje mendore, të psoriazis etj) pse 30 barnat e reja të planifikuar në LBR 2017 për kurimin e tyre nuk u rimbursuan kurrë?? Për sa kohë Qeveria do të vazhdojë të  rimbursojë ushqime ne vend te barnave?? (sic eshte rasti i ketosterilit‎)??

Sot Ministrja Manastirlliu duhet t’u shpjegonte shqiptarëve edhe SKANDALIN e RADHËS:
– Pse në listën e rimbursimit të barnave 2017 ishin të planifikuar për rimbursim e përdorim shtëpiak edhe drogëra të forta???
– Kush e urdhëroi futjen e Fentanylit në LBR2017 për të cilin u alarmua edhe agjencia nderkombetare e narkotike ne Vjene? Pse nuk u bë kurrë publike që ishte falë edhe reagimit të tyre që ministria të terhiqej nga kjo cmenduri dhe krim me shendetin e njerezve??

Rezultate imazhesh për fentanil

3- Paturpësisht Ministrja në deklaratën e saj, përsëri gënjeu kur tha që përgjigjet për mamografitë e lëvizshme kthehen në kohë rekord. Është mbi 10 mijë nr i gravë që kanë kryer mamografinë e lëvizshme. Secilës i është dhënë në dorë (në rastin më të mirë) një CD që ka humbur kush e di ku në ndonjë sirtar të shtëpisë. Shumë prej tyre sot mund të kenë shëndet të përkeqësuar ose edhe mund të mos jetojnë më. Jeta apo përkeqësimi i shëndetit të grave, janë përgjegjësi direkte e Ministres Manastirlliu të cilën as cinizmi i tepruar e as mbrojtja e Kryeministrit nuk e shpëton dot.

4- Ministrja Manastirliu foli edhe per rimbursimin e barnave për 600 mije te pasiguruar që mbetet një spekulim i pastër i Ramës për të fshehur dështimin e premtimit të madh për Shëndetësi Falas. Që në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, rimbursoheshin me 100% ose në mënyrë të pjesshme pothuajse të gjitha kategoritë: fëmijë, pensionistë, PAK, ndihmë sociale, të papunë etj. Mjaftonte një vërtetim nga institucionet shtetërore për të siguruar barna të rimbursueshme. Sot që në flasim, asgjë nuk ka ndryshuar as nga ana ligjore e as nga ana praktike. Skema funksionon krejt njëlloj si në kohën e PD. Të njëjtat kategori marrin rimbursim të plotë ose të pjesshëm. E vetmja gjë që ka ndryshuar, janë ngjyrat e ndezura të zyrave të punës, të cilat vetëm sa kanë shtuar kalvarin e gjatë e të mundimshëm për marrjen e vërtetimeve të papunësisë.

5- Ministrja foli edhe për akseleratorin linear, që në fakt është investim i Qeverisë Berisha. Ironikisht, Ministrja Manastirlliu sot ka akuzuar veten e saj për shpërdorim detyre. Për shkak të shkeljes së premtimit për vënien në punë të akseleratorit linear në afatin e duhur, ka qenë vetë Ministrja Manastirlliu, në atë kohë drejtoreshë ë QSUT, që ka urdhëruar përdorimin e pajisjeve të vjetra e të degraduara të kobaltit‎ me qëllimin e vetëm për të mashtruar pacientët dhe duke vënë në rrezik jetën e tyre!! Vetëm pas denoncimeve të Partisë Demokratike, njëra prej këtyre pajisjeve u hoq nga përdorimi dhe tjetra vazhdoi të përdoret në raste të kufizuara.

6- Në fund, Ministrja Manastirlliu sot duhet të japë llogari:
– pse të sëmurët me hemofili ende vuajnë për mungesë faktori?
– pse të sëmurëve me kancer në onkologjik nuk ju jepet shërbimi dhe kura e duhur?
– pse sot ne cdo spital por edhe ne QSUT mungojnë pajisjet dhe barnat me elementare???
– pse sot në QSUT nuk bëhen ekzaminimet e duhura për gratë e prekura me kancer gjiri??? Ju kujtoj që këto ekzaminime janë kryer më parë në QSUT… A ka lidhje kjo me dhënien me koncesionin e dyshimtë të laboratoreve??
– pse mjekët ikin nga Shqipëria apo japin dorëheqje si mënyrë refuzimi për kushtet skandaloze në të cilat Ju i këni lënë të punojnë???

Në çdo vend demokratik, sjellje të tilla të papërgjegjshme të autoriteteve ministrore shoqërohen me dorëheqje! Pra iu hiqet “fisha” zyrtarëve neglizhentë dhe pazarxhinj me listën e ilaçeve…dhe i dorëzohen organeve të drejtësisë!!

Sot, e vetmja kurë e plotë për vendin mbetet Largimi i Edi Ramës!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY