“New York Post”: Serbët mbahen si mbrojtës të krishtërimit, por ishin aleatët...

“New York Post”: Serbët mbahen si mbrojtës të krishtërimit, por ishin aleatët e otomanëve në luftë

299
0
Shares

E mbajnë veten si mbrojtësit e Krishtërimit, po serbët kanë qenë aleatët e otomanëve në luftë kundër Europës. Ralph Peters imagjinon në një artikull të botuar në gazetën “Neë York Post” një renditje të udhëheqësve dhe politikanëve më mashtrues të botës.

Për ta ilustruar idenë e tij ai “ndan” medalje për mashtruesit më të mëdhej të javës së fundit të qershorit. Me medalje të artë nderohen Republikanët dhe Demokratët në Kongres që thonë se Lufta në Irak është e humbur, me medalje të argjendtë ka “nderuar” presidentin e Zimbabves, Robert Mugabe, që e ka kthyer vendin, “në një kamp përqendrimi me flamurin e vet”.

Medaljen e bronzit ua jep siç shprehet ai: “patriotëve” serbë, të cilët deshën të marshonin nëpër Kosovë për t’i kujtuar botës pretendimet historike të Beogradit për atë tokë të vuajtur, bazuar në mundjen e Serbisë nga Turqit Otomanë në 1389.

Ja çfarë shkruan më tej ai:

“Këtë lajm duhet ta ruani në dosjen me titull: ‘Çfarë po ju fshehin’”.

Po, është e vërtetë se serbët pësuan një humbje të tmerrshme në Fushë-Kosovë, ku turqit, shumë më të disiplinuar, i thyen kollaj. Në mitin kombëtar serb, princi Lazar dhe luftëtarët e tij ishin mburoja e Krishtërimit, duke mishëruar një traditë të madhe serbe që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Ajo çfarë nacionalistët serbe (që i sollën botës Srebrenicën dhe ende mbrojnë kriminelët e luftës) lënë jashtë historisë, është se vetëm shtatë vite më vonë, në 1396, sulltani turk Bajazit Jellderemi shpartalloi një ushtri të madhe të krishterësh në Nikopolis. Dhe këtë e bëri me ndihmën e serbëve.

Kalorësit e krishterë nga Franca, Burgundia, Hollanda, Anglia, Bohemia e Hungaria ishin bashkuar në një kryqëzatë për të dëbuar turqit nga Europa. Turqit fituan ndërsa aleatët e tyre të rinj serbë i dhuruan goditjen e fundit miqve të tyre të krishterë dhe pastaj u entuziazmoheshin ndërsa mijëra vetëve, të kapur robër, u pritej koka.

Nikopolis siguroi praninë ushtarake muslimane në Europë për pesë shekuj me radhë. Faleminderit serbë!”

(Përktheu: Ruben Avxhiu – Ribotohet nga 2007)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY