Rama dy orë live në TV për arritjet në energjetikë, zona e...

Rama dy orë live në TV për arritjet në energjetikë, zona e Tiranës te rruga e Elbasanit pa drita

61
0
Shares

Kreu i PD-së ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike, për zonën e rrugës së Elbasanit, në Tiranë, ndërsa sipas tij, kryeministri Edi Rama për dy orë flet live në televizion për arritjet në fushën e energjisë.
Për Bashën, Rama, “ndryshe u soll me miqtë. CEZ-it i fali 600 milionë euro. Miqve në Tiranë u ka dhënë miliona euro në tendera dhe kontrata. Të varfërve dhe të pamundurve kërbaçin, miqve kulaçin. Kjo është reforma e Edi Ramës në energji”.
Në 18 shkurt të ngrihemi për t’i thënë ndal kësaj politike që ka braktisur qytetarët dhe mendon vetëm për pushtetarët, apelon kreu i PD-së.

Reagim i plotë i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Ndërsa Edi Rama me shpurën e tij ka dy orë që flet direkt në çdo televizion të vendit për arritjet e tij në fushën e energjisë, e gjithë zona e Tiranës në rrugën e Elbasanit është pa drita. Mijëra familje anembanë Shqipërisë gjithashtu.
Nuk ka skenë më domethënëse: fasada me drita që krijon Edi Rama në televizion dhe realiteti i errët i shqiptarëve.
Edi Rama u premtoi qytetarëve se do ua ulte çmimin e energjisë, por ua rriti. I futi shqiptarët e pamundur në ankth e terror për mospagimin e dritave. Ata që nuk paguan dot i çoi në burg. Të tjerë kaluan në dëshpërim dhe vranë veten nga pamundësia.
Ndryshe u soll me miqtë. CEZ-it i fali 600 milionë Euro. Miqve në Tiranë u ka dhënë miliona euro në tendera dhe kontrata.
Të varfërve dhe të pamundurve kërbaçin, miqve kulaçin. Kjo është reforma e Edi Ramës në energji.
#18Shkurt #NgrihemiBashkë për t’i thënë ndal kësaj politike që ka braktisur qytetarët dhe mendon vetëm për pushtetarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY