SKANDAL/ Hapen burgjet, 300 vrasës, trafikantë e pengmarrës lëvizin të lirë

SKANDAL/ Hapen burgjet, 300 vrasës, trafikantë e pengmarrës lëvizin të lirë

367
0
Shares

Një tjetër skandal po ndodh në burgjet shqiptare. Denoncimin e bën ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, për herë të parë në vitin 2017-të nuk pati amnisti për të burgosurit që kanë kryer krime të lehta, siç janë ata që nuk kanë paguar energjinë elektrike për shkak të pamundësisë ekonomike, apo dikush tjetër i arrestuar me vetëm 2 gram hashash. Ndërkohë që nga ana tjetër me urdhër të Ramës dhe të kryebashkiakëve, janë liruar nga burgjet vrasës serial dhe narkotrafikantë, të cilët janë kapur me tonelata drogë. Për ish-kryeministrin kjo është Shqipëria me dy standarde e kryeministrit Rama.

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Narkoshteti i Edvinit-Noriegës, nuk njeh amnistinë!
Të dashur miq, viti 2017 ishte viti i parë në histori që nuk pati amnisti për të burgosurit. Narko-parlamenti i narko-republikës së Noriegës nuk bëri amnisti me rastin e 105 vjetorit të pavarësisë as dhe për festat e fundvitit paçka se në burgjet e vendit dergjen qindra e më shumë femijë, të rinj, gra, burra për krime minore si mospagesa e energjisë, mosbindje apo zënkë me çunat e krimit, faje të shkeljes së rregullave të qarkullimit, hajdutë xhepash, përdorues fatkëqinj droge të arrestuar për dy gramë hashash etj etj.

Ndërkohë që me rekomandime të narko-deputetëve, narko-bashkiakëve, narko-ministrave dhe vetë Noriegës nxirren nga burgjet vrasës serial, trafikantë të dhjetëra tonelatave drogë, pronarët e magazinës me 21 tonelata drogë në Përmet vetëm për lidhjet e tyre me pushtetarët si dhe qarkullojnë të lirë mbi 300 vrasës, shfrytëzues prostitucioni, grabitës, pengmarrës, trafikantë droge, të dënuar nga drejtësia e vendeve të tjera por që në Shqipëri ndajnë paratë e tyre të krimit me pushtetarët.

Ky qëndrim banditesk ndaj amnistisë është pasqyrë e fytyrës së vërtet të Edvin Kristaq Ramës, Noriegës së Shqipërisë dhe narko-shtetit të tij të urryer!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY