BASIR ÇOLLAKU/ Në një shtet leshi, mund të shkosh vetëm për lesh…

BASIR ÇOLLAKU/ Në një shtet leshi, mund të shkosh vetëm për lesh…

141
0
Shares
Basir Collaku

Lirimi i Orest Sotes, te clit iu kapen ne makine me 1 nentor 2007, cash, 863000 euro dhe tre leje drejtimi skafi, te Sajmir Tahirit e te bashkeshortes se tij, nuk eshte ndonje qamet i madh. Pak dite me pare po Gjykata e Apelit per Krime te Renda i ktheu pasaporten e bllokuar ish-ministrit Sajmir Tahiri, duke shkermoqur gradualisht nje dosje me krim te organizuar shtetror. Ne KQZ nuk u pranuan kerkesat per heqje mandati te deputeteve Aqif Rakipi dhe Gledis Rehovica per mosdeklarim te veprave penale kryer me heret jashte vendit. Klement Balili dhe sipermarrja e tij, kishin nen ruajtje gjysmen e institucioneve shtetrore. I kerkuari nuk gjendet. Drejtoret vartes dhe te aferm te Sajmir Tahirit, jane thjesht ne kerkim por nuk arrestohen sepse atehere dalin kusuret e plota. Prokurorja e Perkoheshme e Pergjithshme, ka nderruar tre emra dy prokurore dhe nje drejtues kabineti, sa per te dhene mesazh te qarte, se ajo ka tager te te heqe e dergoje prane apo larg cilesdo dosje mendon apo deshiron vete. Vellezer ministrash dhe kryeministrash nuk ka prokuror ti preke, ndonese neper dosje hetimesh, lakohen e zgjedhohen emrat dhe veprimet pafund here. Edi Rama po forcohet nepermjet dobesise se tij, krimit dhe korrupsionit.

Modeli eshte qartesisht mafioz. Tani nderet shperblehen me nder. Opozita ka denoncuar gjate dhe shpesh duke bindur se emrat e kallzuar nga ajo, jane pjese serioze e rrezikshme e Krimit te Organizuar. Mund dhe duhet te beje me teper. Nderkombetaret ne Shqiperi jane shumica vegjetues te fryre nga vemendja e sherbimi qe u bejne pushtetit dhe partite perfituese te fjales se tyre te mire. Ata rrine si servile te rrahur prane kembeve te Rames, genjejne e mashtrojne rregullisht eproret ne Bruksel apo me tej, pastaj eproret “besojne” per te mos patur kokeçarje ne Shqiperi dhe rajon, pa vari teneqen demokracise dhe drejtesise. Nese do investigohen seriozisht nderkombetaret, ojesa.me e madhe e tyre jane per burg, si femije ryshfetesh e qokash. Nese merresh me droge, siç mbolli Rama me Tahirin gjithe Shqiperine, nuk te thote njeri asgje. Ne burg nuk shkon. Diplomatet te rrine gati edhe ne mesnate me raport gati ne dore ta ndryshosh sipas qejfit. Sigurisht ata sajdisen edhe me para edhe me sevdallesha sherbimi..?!?! Ec e thuaj jo. Deputetet e kryebashkiaket e inkriminuar harrojne çfare kane bere edhe disa ore me pare se tu nise procedimi dhe Prokuroria me politiken djegin bashkerisht kujtesen. Kokaina ka efekte politike te jashtezakonshme.

Kjo duket. Fatkeqesisht tregon se ne nje shtet leshi te gjithe shkojne per lesh..Po populli çkusure ka..?! Mire te na behet. Se ne i lejojme…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY