EMRI/ Prangoset 65-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali

EMRI/ Prangoset 65-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali

99
0
Shares

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë bërë të mundur ndalimin e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht, Skënder Jusufi 65 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Apelit Durrës me Vendimin Nr. 10, dt. 12. 12. 2017 ka bërë njohjen e Vendimit të Gjykatës së Apelit-Bari Itali, ku në ngarkim të këtij personi është caktuar masa e dënimit me 5 vite e 9 muaj e 29 ditë burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar në nenin 110 të legjislacionit penal Italian dhe 283/2 të Kodit Penal Shqiptar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY