TËRMETI/ Flet shefi i Institutit: Dëmet që u shkaktuan në Veri dhe...

TËRMETI/ Flet shefi i Institutit: Dëmet që u shkaktuan në Veri dhe a do të ketë goditje të tjera

158
0
Shares

Nga tërmeti 5.4 i shkallës Rihter në verilindje të Vermoshit ka pasur disa dëme të materiale. Përgjegjësi i departamentit në Institutin e Gjeoshkencave Rexhep Koçi tha se dëmet kanë qenë kryesisht në zonën e Plavës në territorin e Malit të Zi, por edhe në disa fshatra te skajin verior shqiptar. “Ka disa dëme të lehta në Plavë, ndërsa në territorin tonë me aq sa kemi marrë informacion nga emergjencat civile banorët kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë fort, dhe kanë raportuar për disa plasaritje në banesa, por jo dëme të rënda”.
Koçi tha se tërmeti i sotëm nuk ishte i paralajmëruar, sepse sipas tij përpara goditjeve me këtë forcë, regjistrohen lëkundje të tjera. “Ngjarjet sizmike gjithmonë shoqërohen me pas goditje, ka raste që shoqërohen me para goditje, por kjo e sotmja, nuk ka pasur paragoditje, pastaj ka pasur edhe disa të tjera por kanë qenë me magnitudë më të ulët 2.5-2.5 kanë qenë rreth 15 aq sa kemi identifikuar ne”.
I pyetur nëse do të këtë lëkundje të tjera, Rexhep Koçi tha se, “Shqipëria është një vend që herë pas herë preket nga tërmetet, por në nuk jemi në gjendje të parashkojmë dhe të identifikojmë dhe të raportojmë që vendi ynë do goditet në këtë moment apo në atë moment nga ngjarjet sizmike, nuk mund të japim të dhëna të sakta”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY