DOKUMENTI/ Ministria e Arsimit nën gjurmët e kryeministrit, diskriminon Kamzën edhe për...

DOKUMENTI/ Ministria e Arsimit nën gjurmët e kryeministrit, diskriminon Kamzën edhe për bursat e arsimit të lartë

452
0
Shares

Edhe pse është fillimi i vitit 2018, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë akordon për studentët e Bashkisë Kamëz vetëm 15 (pesëmbëdhjetë) bursa të arsimit të lartë për vitin akademik 2017 – 2018. Referuar numrit real të popullsisë në Bashkinë Kamëz, regjistrohen 140.000 banorë, e thënë ndryshe, Kamza përfaqëson 5% të numrit të popullsisë në shkallë vendi. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka një numër total të bursave për arsimin e lartë në shkallë vendi 1800 (një mijë e tetëqind). Të ndodhur përpara këtyre fakteve në ndarje matematikore i përkon që Bashkisë Kamëz t’i jepen 90 (nëntëdhjetë) bursa studimore. Aktualisht ajo ka marrë 6 herë më pak sesa fakti real që Bashkia Kamëz duhej të ishte përfituese.
Edhe në kushtet e dhënies së 90 bursave studimore, përsëri do të kishim një vështirësi në ndarjen e tyre, pasi kërkesa për to është shumë herë më e lartë dhe e vlerësuar sipas kritereve përfituese. Jo më tani që për studentët e Bashkisë Kamëz mbeten vetëm 15 bursa studimore dhe diskriminimi vjen nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë si një trajtim i vërtetë politik ku të dëmtuar nga ky vlerësim dalin studentët e qytetit të Kamzës. Ky diskriminim është vazhdë e trajtimit të qytetarëve të Kamzës si qytetarë të dorës së dytë.
Prandaj kërkojmë që të rishikohet nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë edhe një herë numri i bursave studimore akorduar Bashkisë Kamëz për trajtimin e studentëve të këtij qyteti.
Për të gjithë këto i jemi drejtuar me shkresa zyrtare dikasterit përgjegjës të qeverisë shqiptare, reagon bashkia e Kamzës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY