EMRI & FOTO/ Lufta për tregun ballkanik të kokainës, vritet bosi malazez...

EMRI & FOTO/ Lufta për tregun ballkanik të kokainës, vritet bosi malazez fshihej edhe në Shqipëri

269
0
Shares

Një prej krerëve të mafies ballkanike, blerës i rregullt i kokainës së disa grupeve shqiptare, është vrarë. Mediat malazeze raportojnë se 41-vjeçari Davorin Baltiç, kreu i klanit të Kotorrit, është vrarë në Beograd në një nga lagjet luksoze të kryeqytetit serb.
Deri më tani, pistat e vrasjes së Baltiç, janë pazaret në lidhje me një ngarkesë kokaine prej 250 kilogramësh, e cila duhej të ndahej me grupe shqiptarësh dhe serbësh, si dhe hakmarrje për një vrasje.
Në vitin 2015, Baltiç ka vrarë në Budva një tjetër pjesëtar të fuqishëm të klaneve mafioze ballkanike, Sasa Markoviçin, i cili ishte edhe deputet i parlamentit të Malit të Zi. Përpara se të vritej, Baltiç fshihej në Brazil, pastaj në Itali, Shqipëri, dhe më në fund në Serbi. Ai ka përdorur dokumente false italiane, të lëshuar në emër të Nikola Benedetti.
Drejtori i policisë së Beogradit, Vladimir Rebiç, konfirmoi në media se Baltiç ishte viktimë e klaneve ballkanike të pastrimit të parave. Baltiç është një ish-polic malazez i cili njihet si një anëtar i rangut të lartë të klanit kriminal Kavaç. Krerët e këtij klani janë të lidhur me trafikantët shqiptarë të drogës, kontrabandës dhe trafiqeve njerëzore. Kavaç është një klan i fuqishëm nga Kotorri që është krijuar nga familja me të njëjtin emër, e cila prejardhjen e ka shqiptare dhe dikur e ka pasur mbiemrin “Kavaja”. Lufta mes këtij klani dhe grupeve të tjera nisi pas zhdukjes së 200 kilogramëve kokainë nga Valencia e Spanjës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY