PD: Me lirimin e Orest Sotës, Edi Rama po bën çmos të...

PD: Me lirimin e Orest Sotës, Edi Rama po bën çmos të mbrojë Saimir Tahirin

151
0
Shares

Partia Demokratike ka reaguar sot pas lirimit me kusht nga burgu të Orest Sotës, biznesmenit që u kap me 863 mijë euro në makinë dhe me dy patentat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Edi Paloka deklaroi se kryeministri Edi Rama po bën çmos të mbrojë Tahirin. Sipas tij, me Ramën kryeprokuror asnjë peshk nuk do kapet nga rrjetat e drejtësisë.
“Me Edi Ramën kryeprokuror është e sigurt se nuk do të ketë asnjë peshk të madh në rrjetën e drejtësisë. PD si shumica e shqiptarëve është e bindur se drejtësia do të jetë e pafuqishme të luftojë krimin dhe drogën derisa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama. Vetëm me largimin e Ramës do të ketë garanci për luftën kundër krimit të organizuar dhe vetëm atëherë peshqit e mëdhenj do të bien në rrjetën e drejtësisë së pa kapur”, u shpreh midis të tjerave Paloka.

Deklarata e plotë e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka
Efektet e Edi Ramës kryeprokuror po godasin çdo ditë drejtësinë dhe po i japin mbrojtje nga ligji çdokujt që implikon Saimir Tahirin në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Lirimi nga arresti me burg i Orest Sotës, në makinën e të cilit u gjetën 863 mijë euro dhe, bashkë me paratë hedhura në sediljen e makinës, edhe patentat e Saimir Tahirit, është një fakt tjetër se Edi Rama kontrollon pika kyçe të sistemit të drejtësisë.
Partia Demokratike e ka shprehur shqetësimin e saj që në 22 nëntor, kur paralajmëroi se Edi Rama po bënte gjithçka për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe, nëpërmjet tij, edhe Orest Sotën.
Publikimi në media i pohimit të Ramës para deputetëve socialistë më 21 nëntor, se “gjetja e patentave në makinën e Sotës nuk është një fakt për të cilin Saimir Tahiri duhet të shqetësohet”, ishtë mesazh për pengimin e drejtësisë.
Nuk ka njeri sot të besojë që 863 mijë eurot, nuk ishin as për të blerë hekur, as për të blerë ilaçe. 863 mijë eurot janë janë një pjesë e pasurisë kriminale të pronarit të patentave, Saimir Tahirit.
Shqiptarët kanë dëgjuar me veshët e tyre sesi Ministri i Brendshëm ishte pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës. Materialet audio të publikuara nga portali Politiko.al konfirmojnë:
– Se makina e Ministrit të Brendshëm u përdor nga kushërinjtë e tij Habilaj për t’i bërë presion policisë, në mënyrë që ata të punonin të qetë me trafikun e drogës.
– Se Saimir Tahiri e ka njohur italianin, me të cilin punonin Habilajt në Itali.
– Se Partia Socialiste ka blerë vota për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur atë.
Partia Demokratike fton të gjitha mediat e vendit të vazhdojnë investigimin për çështjen “Tahiri”, pavarësisht pengesave nga Edi Rama. Partia Demokratike fton televizionet kombëtare dhe lokale të publikojnë materialet audio të bisedave të trafikantëve, që kanë patur nën kontroll qeverinë shqiptare për trafikun ndërkombëtar të drogës.
Ne e dime se marrja nën kontroll e prokurorisë e bën të paprekshëm Saimir Tahirin, Orest Sotën dhe këdo që mund t’i trondisë Edi Ramës pushtetin e bazuar tek krimi, droga dhe blerja e votës. Me Edi Ramën kryeprokuror është e sigurt se nuk do të ketë asnjë peshk të madh në rrjetën e drejtësisë.
Partia Demokratike, si shumica e shqiptarëve, është e bindur se drejtësia do të jetë e pafuqishme të luftojë krimin dhe drogën derisa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama. Vetëm me largimin e Edi Ramës do të ketë garanci për luftën kundër krimit të organizuar dhe vetëm atëherë peshqit e mëdhenj do të bien në rrjetën e drejtësisë së pa kapur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY