FOTO/ Flet viktima e gruas dhe djalit: Ja si tentuan të më...

FOTO/ Flet viktima e gruas dhe djalit: Ja si tentuan të më mbysnin me litar

83
0
Shares

Pas arrestimit nga policia e Lushnjës së Nafie dhe Artur Cani, nënë e bir, banues në fshatin Gramsh të Lushnjës, me akuzën se tentuan të mbysnin kryefamiljarin ka reaguar, viktima, Enver Cani.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, ku dy të arrestuarit kanë tentuar të mbysin me litar kryefamiljarin Enver Cani, 57 vjeç, pas një debati në familje.
“Ka tre ditë që ikën dhe më thotë të mos i dal para. Shkoi te nëna e vet, ndenji dy ditë dhe erdhi dje në shtëpi. Kish marrë litarin, e kish fut në gji dhe erdhi bashkë me djalin e tentuan të më mbysin, duke më hedhur litarin në fyt. Më pas njoftova policinë dhe u mbylla në dhomë, por edhe aty erdhën e me shqyen derën me shkelma. Djali madje kishte edhe thikë, ndërsa goca e vogël u tmerrua”, tha i dhunuari Enver Cani.
Ai thotë se kjo ngjarje nuk është hera e parë që ndodh, por kurrë nuk kishte shkuar deri në këtë pikë.
Ai shton se, si bashkëshortja dhe i biri kanë probleme mendore dhe janë shtruar disa herë në spital, por pas mjekimit kanë dalë sërish. Nafija largohet shpesh nga shtëpia dhe sa herë kthehet debaton me të.
Burri 57-vjeçar nga Gramshi kërkon që organet e drejtësisë të mbajnë të burgosur gruan dhe djalin e tij. Ai ka frikë se do ta vrasin. Enver Cani ka katër fëmijë tre vajza dhe një djalë, ku fëmija më i vogël është vajza 20 vjeçe invalide.
Sikur të mos mjaftojë kjo, atij i duhet të kujdeset edhe për vajzën e vogël, e paralizuar, dhe gjithashtu me të meta mendore.

enver cani

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY