EMRA & FOTO/ Të dënuarit festë në burgun e Shën Kollit, ministria...

EMRA & FOTO/ Të dënuarit festë në burgun e Shën Kollit, ministria gjen fajtorët dhe procedon 12 persona

248
0
Shares

Pas një fotoje që mori dhenë në rrjetet sociale, kur disa të dënuar në burgun e Shën Kollit, pozuan në festim e sipër brenda qelive, ministria e Drejtësisë ka marrë masat dhe ka proceduar 12 persona, punonjës në këtë burg.

Njoftimi i plotë i ministrisë
Ministria e Drejtësisë, në datën 25. 12. 2017 është vënë në dijeni nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB), lidhur me publikimin në rrjetet sociale të një foto-je në të cilën shfaqeshin imazhe të disa të dënuarve duke festuar brenda ambienteve të një IEVP-je me sende të ndaluara. Nga veprimet paraprake, rezultoi se fotoja e publikuar ishte kryer në ambientet e IEVP-së, Shën Koll Lezhë dhe është publikuar nga vetë të dënuarit.
Ministria e Drejtësisë nëpërmjet SHKBB-së, pasi kreu veprimet hetimore përkatëse, arriti në konkluzionin se nga ana e punonjësve të policisë së burgut janë shkelur parashikimet ligjore në fuqi si dhe Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve, duke vënë në rrezik sigurinë dhe mbarëvajtjen në institucion.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore, u referuan aktet për fillimin e procedimit penal në ngarkim të 12 punonjësve të policisë së burgjeve, me dyshimin se këta punonjës kanë konsumuar elementë të veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, të parashikuara respektivisht nga neni 248 dhe nga neni 251 të Kodit Penal.
Konkretisht
A. B., Shef i Policisë së IEVP-së Lezhë
E. R., Specialist i Informacionit
T. L.,Përgjegjës i Shërbimit të Godinës
Gj. D., Polic i Kolonës
E. T., Polic i Sektorit
L. L., Polic i Kolonës
M. Gj., Polic i Sektorit
D. N., Polic i Kolonës
A. J., Polic i Sektorit
Gj. N., Përgjegjës i Grupit të Sigurisë
G. Rr., Polic i Grupit të Sigurisë
F. H., Polic i Grupit të Sigurisë
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka filluar ecurinë disiplinore për këta punonjës, sipas shkeljeve të konstatuara. Ministria e Drejtësisë së bashku me strukturat ligjzbatuese është e vendosur të vërë përpara përgjegjësisë të gjithë ata punonjës të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre shkelin ligjin.

Festa e te burgosurve ne Shen Koll

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY