PËRGJIMET E REJA/ Trafikantët e kanabisit “i raportonin” shefit të Rendit

PËRGJIMET E REJA/ Trafikantët e kanabisit “i raportonin” shefit të Rendit

155
0
Shares

Detaje të reja zbardhen në lidhje me përgjimet e kryera ndaj ish-zyrtarit të policisë së Vlorës, Haki Hasanbega, i cili akuzohet për “Kultivim të lëndëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe kodet që përdoreshin për parcelat me drogë.
Nga përgjimet e reja ka rezultuar se më datë 15. 08. 2016, Hasanbega, shef i Rendit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, Vlorë ka telefonuar një person duke i thënë se ka parë në gazetë se është goditur një nga zonat ku mbillej hashashi dhe a kanë shkuar sërish aty apo jo. Kështu, më 15 gusht ka rezultuar se “Hakiu (Hasanbega) telefonon një person, përdorues i numrit 0692xxxxxx, të cilit i thotë se ka lexuar në gazetë se është goditur Krasti 2. Personi i thotë se “po është goditur Krasti 2” dhe se “janë afruar shumë afër te mua sot”.
Burimet sqaruan më tej se të dy këta numra telefoni që ish-zyrtari i policisë ka telefonuar janë identifikuar dhe tashmë janë shpallur në kërkim. Ata dyshohet të jenë kultivues dhe organizatorë të lëndës narkotike.
Pak ditë më parë, përveç Hasanbega u arrestua edhe Shefi i Specialistëve të Zonave në Komisariatin e Policisë, Tepelenë, Gani Abazi, si dhe Musa Bedinaj (kultivues, organizator).
Gjithashtu, dy ditë më parë u bë me dije se nga hetimet e Prokurorisë Për Krimet e Rënda ka rezultuar se Hasanbega ka qenë lidhje e ngushtë e Elton Çiços, i cili u vra pak javë pas largimit të Hasanbegajt nga Tepelena. Çiço dyshohej se ishte pjesë e një rrjeti të gjerë kultivimi dhe trafikimi të lëndëve narkotike në zonën e Tepelenës.

Përgjimet

Datë 15. 08. 2016
Hakiu (Hasanbega) telefonon një person, përdorues i numrit 0692xxxxxx, të cilit i thotë se “kam lexuar në gazetë se është goditur Krasti 2:.
Personi i thotë “po është goditur Krasti 2” dhe se “janë afruar shumë afër te mua sot”.
Hakiu i thotë se “a erdhën prapë sot?”.
Personi i thotë se “po, janë nja 300-400 metra larg” dhe se “a flet dot me njeri?”.
Hakiu i thotë se “do të shikojë dhe se nuk flet dot në telefon”.
Personi i thotë që të vijë nesër në mëngjes dhe ta takojë, Hakiu i thotë që do të vijë nga ora 08:00-09:00.

Datë 19. 08. 2016

Hakiu telefonon një person me numrin 0693xxxxxx. Personi i thotë që sapo ka ardhur nga mali se ishte te “vendi i mirë”.
Hakiu i thotë se “jam në Vlorë”.
Hakiu e pyet se kur do të vijë, personi i thotë se do të vijë nesër, se nesër është e shtunë dhe do të duhet që të vijë shpejt nga ora 09:00-11:00.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY