Policia e Tiranës ka shkatërruar një bandë që merrej me shfrytëzimin e prostitucionit dhe ka arrestuar 11 persona.
Në një deklaratë për mediat, drejtori i Policisë Vendore Tiranë, Ervin Hodaj zbuloi detaje nga operacioni “Free Taxi”.
Sipas policisë dy femra janë arrestuar për rekrutimin e vajzave të moshave të ndryshme për t’i shfrytëzuar si prostituta, kurse disa taksistë gjithashtu të arrestuar bënin transportin e tyre dhe siguronin edhe klientët. Shumat varionin nga 50-150 euro, ndërkohë në jo në pak raste klientëve u siguroheshin edhe doza lënde narkotike.
“Hetimi zgjati 5 muaj, policia ka dokumentuar aktivitetin kriminal dhe çfarë kanë shfrytëzuar të akuzuarit për prostitucion. Ambra I dhe Fllanza A, rekrutojnë femra dhe klientët siguroheshin nga taksistët, për shuma që varionin nga 50-150 euro. Taksistët transportinin vajzat në hotele e ambiente të tjera, siguronin edhe kokainë që ua siguronin klientëve”, tha Hodaj.
Njoftimi i plotë i Policisë
Finalizohet me sukses operacioni “Free Taxi”
Vihen në pranga 11 shtetas / shtetase , midis tyre dhe një punonjes policie , proçedohen në gjëndje të lirë 10 të tjerë si dhe shpallet një shtetas në kërkim.
Policia e Tiranës në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka finalizuar Operacionin “Free Taxi” , në drejtim të goditjes së “Shfrytëzimit të femrave për prostitucion”
Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë dhe ndaluar shtetasi/ shtetaset:
1. Fllanxe A., 37 vjeçe, lindur në Dibër, me shtetësi Maqedonase dhe banuese në Tiranë. Arrestuar për veprën penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal, me precedent të mëparshëm penal për të njëjtën tendence kriminale.
2. Ambra I., 21 vjeçe lindur dhe banuese në Tiranë, e dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Arrestuar për veprën penale të “Shfrytëzim Prostitucionit” parashikuar nga neni 114 i K. Penal
3. Anxhela Xh., 36 vjeçe, banuese në Tiranë. Arrestuar për veprën penale të “Prostitucionit” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni”,parashikuar nga nenet 113 dhe 114 të Kodit Penal.
4. Maringlen Ahmetaj, vjeç 33 banues në Tiranë, “taksist”. Ndaluar për veprën penale të “Shfrytëzim Prostitucionit”,dhe “Shitjes narkotikëve” parashikuar nga nenet 114 dhe 283 te Kodit Penal.
5. Arben Bici, 36 vjeç ,banues në Tiranë, “taksist”. Ndaluar për veprën penale të “Shfrytëzim të Prostitucionit në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 114 dhe 25 i Kodit Penal.
6. Përparim Kola, 41 vjeç ,lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, “taksist”. Ndaluar për veprën penale të “Mos kallëzimit të krimit”parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
7. Kujtim Karamuça, 50 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë,“ taksist”. Ndaluar për veprën penale të ” Shfrytëzimit të Prostitucionit “dhe Shitjes së narkotikëve, parashikuar nga nenet 114 dhe 283 te Kodit Penal.
8. Lendi Stefani, 47 vjeç lindur dhe banues në Tiranë .Arrestuar për veprën penale “Përshtatja e ambjenteve për përdorim droge” parashikuar nga neni 285/a i Kodit Penal.
9. Gjergji Rusa, 24 vjeç,lindur dhe banues ne Tiranë. Arrestuar për veprën penale të“Prostitucionit”, neni 113 i K. penal.
10. Albion Todri, 32 vjeç ,lindur ne Berat dhe banues ne Tiranë .Arrestuar për veprën penale “Shitje, prodhim narkotikësh” dhe “prostitucion” parashikuar nga neni 283 dhe 113 i Kodit Penal.
11. Elton Shtrepi, 32 vjeç, banues në Tiranë me detyrë punonjës policie. Ndaluar për veprën penale të” “Ushtrimi i ndikimit të autoritetit të paligjshëm ” Shfrytëzim prostitucioni kryer në bashkëpunim , dhe Moskallëzim krimi”, parashikuar nga nenet 245/1, 114 / 25 dhe neni 300 i Kodit Penal .
Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:
1. E. S., 37 vjeç banues në Tiranë, proceduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
2. G. K., 41 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, proceduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
3. A. B., 33 vjeç lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Proceduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
4. R. D., 32 vjeç lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Proceduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
5. O. P., 26 vjeçe, lindur në Fier dhe banues në Tiranë. Proceduar për veprën penale te “Prostitucionit”.
6. I. Gj., 28 vjeçe, lindur dhe banuese në Elbasan. Proceduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
7. J. S., 35 vjeçe , lindur ne Durrës dhe banuese në Tiranë. Proceduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
8. A. B., 28 vjeçe, lindur dhe banues në Elbasan. Proceduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
9. M. T., 22 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë. Proceduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
10. G. H., 32 vjeçe banuese në Tiranë. Proceduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi:
• M. K., banues në Tiranë i dyshuar për veprën penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 I Kodit Penal.
Arrestimi si dhe procedimi në gjendje të lirë i këtyre shtetasve u bë pas një hetimi disa mujor nga Seksioni kundër Trafiqeve të Paligjshme.
Përmes veprimeve proçeduriale duke përdorur dhe metoda speciale Policia e Tiranës ka dokumentuar aktivitetin kriminal të shtetasve të sipërpërmendur, të cilët në kohë dhe zona të ndryshme në qytetin e Tiranës kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar për prostitucion me qëllim përfitimi shtetaset e rekrutuara për të ushtruar këtë veprimtari të paligjshme.
Shtetaset Ambra I., Fllanxe. A., dyshohen se rekrutonin vajza të moshave të ndryshme për të ushtruar prostitucion dhe klientët siguroheshin prej organizatorëve.( taksistët)
Shuma për çdo klient shkonte nga 50 në 150 euro.
Aktiviteti i tyre kriminal kamuflohej dhe lehtësohej nëpërmjet aktivitetit si taksist duke bërë të mundur transportimin e vajzave që ushtrojnë prostitucion në Hotele dhe ambiente të tjera (që njësohen me to), për të kryer prostitucion.
Gjithashtu dyshohet se këta shtetas në disa raste kanë siguruar dhe lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën ua shisnin klientëve.
Nga arrestimet e bëra në disa prej ambienteve janë konstatuar lëndë narkotike e llojit kokainë ne disa porcione ku janë sekuestruar disa doza kokaine dhe mjete për përdorim të lëndëve narkotike.
Gjithashtu, gjatë operacionit janë sekuestruar:
• 3 automjete taksi,
• 18 aparate telefonike,
• 50000 lekë të reja, si dhe 4 doza kokainë.
Dy prej shtetaseve të cilat dyshohen të jenë shfrytëzuar për prostitucion gjatë kësaj periudhe janë akomoduar dhe do të trajtohen pranë një qendre pritëse me qëllim marrjen e një pakete shërbimesh si dhe rehabilitimin dhe nxjerrjen e tyre nga ky rrjet shfrytëzimi.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/