DETAJE/ Vrasja e 16-vjeçarit në Laç, 3 kushërinjtë pranojnë që qëlluan me...

DETAJE/ Vrasja e 16-vjeçarit në Laç, 3 kushërinjtë pranojnë që qëlluan me armë, por i mbajnë një të fshehtë Policisë

365
0
Shares

Tre të rinjtë nga Kurbini të cilët u arrestuan një ditë më parë se qëlluan më armë natën e ndërrimit të viteve pikërisht në lagjen ku humbi jetën 16-vjeçari Klejdi Gjeta, janë marrë në pyetje nga grupi hetimor. Ata kanë pranuar se qëlluan me armë zjarri natën e ndërrimit të viteve.
Alban, Ernis dhe Arbër Lika kanë pranuar se kanë qëlluar në ajër me kallashnikov por nuk kanë treguar vendin ku kanë lënë armën. Kjo për hetimin është një pengesë e madhe pasi për sa nuk gjendet arma është e pamundur të bëhet krahasimi me plumbin që i mori jetën adoleshentit. Megjithatë policia po vazhdon kërkimet për gjetjen e kallashnikovit.
Klejdi Gjeta humbi jetën natën e ndërrimit të viteve pasi u qëllua nga një plumb qorr në kohën kur do hidhte fishekzjarrët në tarracën e shtëpisë së tij. Ai u gjet nga familjarët e tij pa shenja jeta. Ndërkohë policia arrestoi tre të rinj si autorë të dyshuar pasi kishin hedhur në rrjetet sociale një video duke qëlluar me kallashnikov. Sipas të dhënave policore ata kishin qëlluar edhe në lagjen Sanxhak të Kurbinit ku humbi jetën i riu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY