Irani, vendi drejt trazirave te medha, 9 te vrare

Irani, vendi drejt trazirave te medha, 9 te vrare

114
0
Shares

Edhe natën e kaluar në Iran ka pasur trazira të rënda dhe protesta kundër udhëheqjes së shtetit. Mediat shtetërore njoftojnë për të paktën nëntë persona  të vrarë. Në rajonin Isfahan në pjesët qendrore të vendit ka pasur demonstrata në gjashtë vende, të cilat kanë rezultuar me vrasjen e një pjesëtari të Gardës Revolucionare, një kalimtari të rastit dhe një polici, thuhet në raportin e televizionit shtetëror.

Iran Proteste | Tuyserkan

Agjencia gjysmëzyrtare ILNA njofton për arrestimin gjatë ditëve të kaluara vetëm në Teheran të rreth 450 personave.
Mbrojtësit e revolucionit janë pjesë e Gardës Revolucionare, një organizatë paramilitare për mbrojtjen e sistemit në Iran. Televizionet pohojnë se ata kanë qëlluar me armë në drejtim të demonstruesve. Në këtë rajon ka pasur edhe djegie të një roje stacioni policor nga ana e demonstruesve.

Njoftohet edhe për shumë sulme të armatosura ndaj përfaqësive të policisë në vende të ndryshme. Por këto burime nuk mund të konfirmohen nga burime të pavarura. Reporterët po pengohen në punën e tyre. Në rrjetet sociale thuhet se policia ka qëlluar me armë zjarri kundër demonstruesve në shumë qytete. Ditën e hënë ka pasur sërish viktima, por as këto informacione nuk mund të konfirmohen.

Rezultate imazhesh për iran last protests

Rohani pranon gabimet

Presidenti Hassan Rohani ka pranuar se qeveria e tij nuk e ka në tërësi gjendjen nën kontroll. Në një seancë të jashtëzakonshme në Parlament ai kritikoi përfaqësuesit e regjimit të mullait, të cilët po pengojnë reformat. Rohani u ka bërë ftesë demonstruese që të protestojnë me mjete legale. Në rrjetet sociale thuhet se kjo ftesë është vetëm retorikë boshe. Ministria e Brendshme nuk do të lejonte kurrë protestat, thonë kritikët.

Demonstratat kanë filluar të enjten e kaluar, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe politikës së jashtme të qeverisë. Por me kohë janë kthyer kundër sistemit politik në vend. SHBA dhe Izraeli shpresojnë se këto protesta do të sjellin deri tek rënia e regjimit në Irak. BE, Britania e Madhe dhe Gjermania kanë apeluar që të hapet një debat publik për gjendjen në vend dhe që të mos ketë dhunë ndaj demonstruesve.dw

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY