Masakra në Greqi, pas gruas shqiptare, vdes edhe bashkëshorti

Masakra në Greqi, pas gruas shqiptare, vdes edhe bashkëshorti

72
0
Shares

Rëndohet bilanci i ngjarjes tragjike në Athinë, ku një familje shqiptare u sulmua 3 ditë më parë nga persona të paidentifikuar në banesën e saj.
Sipas ‘Zouglas’, edhe kryefamiljari, burri 53-vjeçar ka ndërruar jetë në spital pasi luftoi me vdekjen për disa ditë. Ndërkohë, 50-vjeçarja shqiptare ndërroi jetë pak pas momentit të ngjarjes, pas disa plumbave të marra në fytyrë. Fatkeqësisht të gjithë skenën horror të çiftit Halitaj e kanë parë dy fëmijët e tyre, djali 27 vjeç i cili u plagos në fytyrë nga agresorët, pasi këta të fundit e qëlluan me tytën e pistoletës si dhe vajza 17-vjeçare.

Ngjarja
Krimi që tronditi kryeqytetin helen dhe jo vetëm, ndodhi në 3 shkurt rreth orën 02:00 në rrugën ‘Olympou’ në Athinë.
Mediat greke raportojnë se kanë qenë 2 persona të maskuar ata që kanë hapur zjarr në fillim ndaj gruas 50 vjeçe, duke e qëlluar disa herë me pistoletë në kokë dhe më pas ndaj burrit të saj. Paralelisht plagosën me mjete prerëse në fytyrë djalin e tyre 27 vjeç. Gjithçka në prezencë të vajzës 17-vjeçare.
Çifti u dërgua me urgjencë në spital por gruaja ndërroi jetë gjatë rrugës, ndërsa burri u transportua në spital në gjendje të rëndë, ndërsa humbi jetën sot pasi kishte marrë dëmtime të mëdha në kokë.

Dyshimet
Policia greke fill pas ngjarjes së rëndë pohoi se po heton rreth dy pistave, për një grabitje të mundshme. Nga dëshmia e fëmijëve të çiftit Halitaj, mësohet se agresorët flisnin shqip. Po ashtu, pavarësisht pistës së grabitjes, nuk përjashtohet edhe fakti se mund të ketë qenë një larje hesapesh, pasi autorët kanë hyrë direkt në dhomën e gjumit dhe kanë hapur zjarr.
Sipas ekspertëve të çështjes, fakti që vrasësit nuk qëlluan ndaj dy fëmijëve lë vend për dyshime se bëhet fjalë për larje hesapesh.
Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, e cila mori dy jetë njerëzish.

greqi, policia grabitja

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY