FOTO/ Jep dorëheqjen kreu i Lëvizjes së Vetëvendosjes, Visar Ymeri

FOTO/ Jep dorëheqjen kreu i Lëvizjes së Vetëvendosjes, Visar Ymeri

101
0
Shares

Jep dorëheqjen kreu i Lëvizjes së Vetëvendosjes, Visar Ymeri.
Visar Ymeri doli në një deklaratë për median ku lajmëroi dorëheqjen nga të gjitha funksionet në parti.
“Nga dita e sotme kam vendosur të jap dorëheqjen e parevokueshme nga të gjitha funksionet drejtuese në lëvizjen Vetëvendosje, nga pozita e kryetarit, e anëtarit të kryesisë. Më duhet të them që është një ndër vendimet më të vështira që ka kam marrë ndonjëherë, dhe se kjo është një ndër ditët më të vështira që kam përjetuar në jetën time. Ka një kohë të gjatë, më shumë se një vit që po përballemi me një problem në rritje që as nuk e dëshiroj as nuk e përkrah. Jemi munduar e kemi kontribuar të organizojmë një organizatë politike tërësisht ndryshe. Në thelb të këtij organizim kemi pasur tre shtylla: Besnikërinë, besimin e ndërsjellët mes aktivistëve, dhe vetëmohimi. Viti i fundit ka nisur të rëndojë themelet e tre shtyllave. Jemi përballur me fushatë sistematike të shpifjeve, linçimeve e etiketimeve nga më të ndryshmet. Njerëzit janë quajtur abuzues e bashkëpunëtorë shërbimesh. Njerëzit që e kanë shpërndarë një propagandë të tillë janë thirrur nën emrin e Albin Kurtit. Disa herë jemi marrë vesh që të ndalohen por nuk ka ndodhur. Nuk e pëlqej metodën e eliminimit politik. Jap dorëheqje në shenjë mos pajtimi me këto zhvillime. Kohët e fundit kam parë intensitet të shtuar të shpërfilljes sime si kryetar dhe organeve drejtuese të lëvizjes. Në këto rrethana është e pamundur të drejtosh dhe nëse nuk drejton atëherë nuk ka kuptim të mbetem kryetar. Shpresoj që dorëheqja ime të jetë alarm për gjendjen ku ndodhemi dhe të kuptohet nga të gjithë e veçanërisht nga ata që kanë bërë fushatë linçimi. Të heqin dorë nga kjo metodë, ti thërrasin mendjes e të mos shkatërrojnë një organizatë për teka personale”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY